Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao pret fitore nga skuadra e tij ndaj Dinamo Zagreb, për të siguruar një nga tetë vendet e para.
Sipas tij, kualifikimi në këtë fazë është objektivi i dytë pas Superkupës së fituar dhe për këtë arsye kërkon 3 pikët.
Conceicao deklaroi se nuk mendon për derbin me Interin që do të luhet në fundjavë, por vetëm për ndeshjen.
“Synojmë të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të fitojmë. Suksesi vjen me punë, në duam ta mbyllim këtë fazë më fitore. Përgjegjësia jonë është që të mbrojmë një klub të madh siç është Milani.
Unë nuk bëj llogari për derbin. Mendoj ndeshje pas ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar vetëm te ndeshja me Dinamo Zagreb, e cila do të jetë shumë e vështirë. Pas fitimit të Superkupës, objektivi i dytë është të renditemi në tetë të parat në Champions League. Jemi të fokusuar te kjo ndeshje dhe nuk mendojmë për derbin.
Nuk duhet të shikojmë shumë larg. T’i kalojmë shkallët një nga një, ndryshe pengohemi. Ka shumë aspekte në lojë ku skuadra duhet të përmirësohet. Ka raste kur bëjmë mirë, ka raste të tjera që ndodh e kundërta. Trajnerët kërkojnë gjithmonë perfeksionin. Ne punojmë për detajet me ekipin.
Po punojmë që në fund të sezonit të arrijmë objektivat që kemi. Tani duhet të mendojmë vetëm për të fituar ndaj Dinamo Zagreb”, deklaroi Conceicao.
Pas shtatë raundeve të para, Milani mban vendin e gjashtë me 15 pikë dhe fitorja ndaj Dinamo Zagreb, do të siguronte kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. /tvklan.al