Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar oraret për ndeshjet e javës së parë, në Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Kampionati shqiptar, do të ngrejë siparin e sezonit 2024-2025, të dielën e 18 gushtit për edicionin e 86-të.
Java e parë e Kategorisë Superiore, do të luhet e ndarë në dy ditë. Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City – Egnatia, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta – Bylis.
Më 19 gusht do të luhen tre përballjet e radhës. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në orën 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në orën 20:00, konkretisht Partizani – Vllaznia, në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu – Elbasani që do të luhet në Korçë.
Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht, me të gjashta ndeshjet që janë planifikuar të luhen në orën 17:00.
Vora pret në shtëpi Apoloninë, ndërsa Kukësi dhe Erzeni përballen mes tyre në qytetin verilindor. Përballje interesante edhe ajo në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Burrelit, apo edhe ajo në Peshkopi, Korabi-Lushnja.
Pogradeci pret Kastriotin, ndërsa Besa e Kavajës, e nis në transfertë ndaj Valbonës.
Kategoria Superiore, java e parë
Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”
Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”
Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit
Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”
Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”
Kategoria e Parë, java e parë
Vora-Apolonia, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi i Vorës
Kukësi-Erzeni, 24gusht, ora 17:00, stadiumi “Kukës Arena”
Flamurtari-Burreli, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi “Flamurtari”
Valbona-Besa, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi i Valbonës
Korabi-Lushnja, 24 gusht, ora 17:00 stadiumi i Korabit
Pogradeci-Kastrioti, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
/tvklan.al