Shumë sirianë janë të kënaqur me largimin e Assadit, por ajo që i shqetëson më shumë është çfarë do të vijë më pas.
Rebelët, të udhëhequr nga lideri Abu Mohammed al-Jolani, kanë sfidë përpara sigurimin e Damaskut dhe zgjerimin e kontrollit të tyre.
Detyra më e rëndësishme përpara në Siri është krijimi i një qeverie të përkohshme që do të përfaqësojë të gjitha komunitetet dhe të koordinojë politikat humanitare, rindërtuese dhe të sigurisë të vendit.
Lideri islamik Abu Mohammed al-Jolani u ka bërë thirrje mbështetësve se suksesi i ofensivës ishte “një fitore për të gjithë kombin “. Nga ana tjetër vijojnë kërkimet për sirianët e zhdukur pasi forcat rebele liruan të burgosurit nga burgu famëkeq Ushtarak Saydnaya jashtë Damaskut.
Mbrojtja Civile Siriane, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, tha në një deklaratë se ata kishin vendosur pesë ekipe të specializuara për të kërkuar qelitë sekrete ose dhomat e fshehura që mund të mbanin të burgosur.
Helmetat e Bardha, kanë njoftuar se do të japin një shpërblim prej 3,000 Dollarësh (2,350 £) për këdo që ofron informacione për identifikimin e burgjeve sekrete të përdorura më parë nga regjimi i Asadit.
Ndërsa Izraeli urdhëroi ushtrinë e tij të marrë kontrollin e zonës tampon që ndan Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli nga pjesa tjetër e Sirisë si një hap për të siguruar vendin. Gjithashtu rënia e regjimit bëri që mijëra sirianë të larguar gjatë Pranverës Arabe të dynden në kufijtë e vendit.
Klan News