“Chanel” mbajti sfilatën e radhës në Shtëpinë e Operas në Paris ku u shfaqën një sërë veshjesh me shkëlqim për mbrëmje, por nuk munguan edhe të tjera. Modelet parakaluan nëpër korridoret e ndërtesës historike ndërsa publiku i ulur në karrige prej pellushi me ngjyrë të kuqe. Për të mbyllur sfilatën u zgjodh ky fustan nusërie me mëngë të gjata e të fryra.

Sfilata vjen teksa shtëpia luksoze e modës po hyn në një periudhë tranzicioni dhe po përgatitet për të vendosur një emër të ri për drejtorin artistik të markës.





Në fillim të këtij muaji drejtoresha artistike për një kohë të gjatë në këtë kompani Virginie Viard dha dorëheqjen. Ajo kishte punuar së bashku me stilistin e njohur Karl Lagerfeld për dekada të tëra përpara se zinte vendin e tij atë pas vdekjes në 2019.
Largimi i Viard ka nxitur thashethemet se kush do të marrë pozicionin më të lakmuar në një nga shtëpitë më të njohura të modës në botë.
Klan News