Është e vërtetuar se rripat prodhojnë “bum” shitjesh dhe janë një pikë kyçe për shumë marka të industrisë së modës. Vlen të theksohet se ato janë produktet më të lira që mund të blesh në një dyqan të një marke luksoze. Përveçse të rëndësishëm në industri, janë të domosdoshëm në garderobën tonë në çdo sezon. Edhe në pasarela kanë filluar të shfaqen shumë më shpesh…
Kujtojmë vitin 2015, kur Alessandro Michele u shfaq me këtë veshje që plotësohej më së miri nga një rrip Gucci.
Në ditët e sotme, drejtori i ri artistik i “Gucci” Sabato De Sarno, edhe pse ndryshoi pothuajse gjithçka te marka, e mbajti të paprekur rripin me logon e dyfishtë.
/tvklan.al