Këngëtarja rrëfen gjatë një interviste se nuk ka frikë të plaket vetëm
Shakira ka rrëfyer se nuk mendon se do ta gjejë më dashurinë pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Këtë deklaratë të fortë ylli i muzikës e ka bërë në një intervistë të fundit.
“Mendova se dashuria do të ishte atje përgjithmonë për mua dhe kjo është një nga ëndrrat e mia të parealizuara. Nuk e di nëse do të doja ta gjeja përsëri. Me siguri jo“-është shprehur ajo.
Megjithatë këngëtarja kolumbiane, e cila publikoi të premten albumin e saj të 12-të, thotë se ky fakt nuk e shqetëson atë në të ardhmen.
“Mund të mos plakem me një partner, por do të plakem e rrethuar nga miq të mirë”-ka shpjeguar ndër të tjera ajo.
Më herët, këngëtarja e njohur është shprehur se ndarja kishte një aspekt pozitiv pasi tani ajo mund të fokusohet më shumë tek karriera dhe projektet e reja në fushën e muzikës.
Klan News