Alvaro Morata dhe Alice Campello kanë vendosur t’i japin një shans të dytë njëri-tjetrit. Pas ndarjes së bujshme në verë, futbollisti dhe blogerja kanë bërë një hap pas.
Gazetari spanjoll, Javier de Hoyos, zbuloi se vetë Morata i ka konfirmuar se është rikthyer sërish me Alice Campello.
“Ata u ndanë këtë verë, u përfol për shumë arsye. Por gjërat kanë ndryshuar. Dashuria triumfon mbi gjithçka dhe ata vendosën t’i japin njëri-tjetrit një shans të dytë”, tha Javier de Hoyos.
Alvaro Morata dhe Alice Campello, më 12 Gusht njoftuan ndarjen përmes rrjeteve sociale, pas shtatë viteve martesë, nga e cila kanë edhe katër fëmijë.
Të dy mohuan se ndarja mund të kishte ardhur për shkak të tradhtisë, diçka që u përfol në media. Pavarësisht ndarjes, në daljen e parë për mediat, Morata nuk i kurseu fjalët e mira për blogeren.
“Jam i shkatërruar. U largova nga Spanja sepse nuk po e duroja më presionin dhe kritikat e vazhdueshme, jo vetëm nga mediat e gossip, por edhe nga ato sportivet.
Unë e kam të qartë se lidhja me Alice ka përfunduar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, për shkak të katër fëmijëve. Të dy e kishim të qartë se kishte ardhur koha për t’i dhënë fund.
Alice kërkonte të qëndronte në Spanjë dhe nuk dëshironte të lëvizte. Tradhti? Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, deklaroi Morata.
/tvklan.al