Vetëm pak muaj pas ndarjes, Alvaro Morata dhe Alice Campello janë rikthyer sërish bashkë.

Fillimisht ishin mediat spanjolle që zbuluan diçka të tillë, ndërsa vetë sulmuesi dhe blogerja kanë konfirmuar gjithçka.

Alice Campello publikoi këtë të Martë një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet Morata duke e puthur në faqe.

Campello dhe Morata njoftuan ndarjen e tyre në verë, por mesa duket nuk kanë qëndruar më shumë se pesë muaj larg njëri-tjetrit.

Ata kanë katër fëmijë së bashku, ndërsa gjatë kohës që kanë qenë të ndarë kanë folur gjithnjë me respekt ndaj njëri-tjetrit.

Alvaro Morata është përballur me një sezon të vështirë të Milani, aty ku është larg pritshmërive që ishin për të gjatë transferimit.

Megjithatë sulmuesi 32-vjeçar tashmë duket se ka gjetur lumturinë jashtë fushave të blerta. /tvklan.al