Mamaja e Sellmës komenton takimin e vajzës saj me Xhonin: Nëse ajo do të kishte ndjerë diçka…
Takimi i djeshëm me Xhonit dhe Sellmës është parë dhe një person shumë i veçantë, mamaja e Sellmës. Sot në “Talk Love Story”, në Tv Klan, nga dhoma e kuqe, mamaja e Sellmës ka komentuar takimin e vajzës së saj me Xhonin.
Ajo ka treguar se Sellma tek Xhoni pëlqen sinqeritetin, por tha se nuk ishte shumë e bindur nëse mes tyre kishte ndjenja.
“Unë hera e parë që e shikoj Sellmën në një takim me një djalë. Jam shumë e emocionuar pasi kam parë Sellmën tonë. Siç është Sellma dhe në familje, në lidhje me vëllain me motrën që i pëlqen të dëgjojë më shumë. Sellma është vërtetë është shumë reale. Nëse ajo do kishte ndjerë diçka, ajo është e para që e jep përqafimin. Romanticizëm apo kimi, nëse mund ta quajmë kështu, por është një fjalë shumë e madhe dhe është tepër herët. Por Sellma tek Xhoni pëlqen shumë sinqeritetin. E shikon Xhonin shumë të sinqertë, por më frigon shumë pjesa duke qenë aktor. Mendoj që Sellma i mendon këto gjëra”, tha ajo.
Ndërkohë Xhoni nga studio tha se ai është treguar shumë i sinqertë dhe nuk ka aktruar gjatë takimit.
“Është pak vështirë të thuash diçka me këtë pjesë, është diçka shumë private. Është vështirë ta gjykosh para gjithë Shqipërisë. Por nuk e bëj se jam aktor. Unë ja kam treguar të vërtetën time. Atë që ka thënë mamaja e saj….”, tha fronisti.
Ndërsa Sellma u shpreh se Xhoni i është dukur i sinqertë, pot shtoi se mes tyre nuk kishte shumë emocione gjatë takimit.
“Mami i sheh gjërat më nga jashtë, është më jashtë nga kjo lidhja ime me Xhonin. Mua Xhoni më duke i sinqertë dhe për pjesën e kontradiktën të Xhonit, ka ndodh se Xhoni nuk di gjuhën mirë, por më duke i sinqertë”, tha ajo.
“Duhet të ishte më agresiv”, Kristi për takimin e Xhonit me Sellmën: Ta kishte prekur më shumë
Takimi mes Xhonit dhe Sellmës është komentuar nga konkurrentët e tjerë në “Talk Love Story”. Kristi tha se Xhoni duhet të ishte më shumë agresiv në takim dhe mes tyre të kishte më shumë prekje.
Por kjo gjë është kundërshtuar nga konkurrentët e tjerë, të cilët janë shprehur se Sellma nuk ka një pëlqim për Xhonin.
Kristi: Unë mendoj dhe jam i sinqertë, dhe jam 100% i sigurt që Xhoni duhet të ishte me agresiv me Sellmën, pasi është një personalitet që nuk jepet shpejtë. Duhet të kishte tentuar më shumë, duhet ta kishte prekur më shumë.
Sellma: Ai është karakteri i Xhonit.
Xhoni: Ti ke pjesën tënde, unë kam pjesën time.
Klaudia: Për mendimin tim, me sa e parë, Kristi i ka me prekte takimet. Por Xhoni e respekton gocën që ka në krah. Në takimin e parë nuk më duket shumë e drejtë.
Kristi: Unë mendoj se Sellma nuk ka nevojë për një xhentëllmen.
Ardiola: Për sa i përket Xhonit dhe Sellmës në takim për mua është shumë e thjeshtë. Xhoni ka shumë pëlqim për Sellmën, por Sellma nuk ka të njëjtin pëlqim për të.
Sellma: Ardiola ka mendimin e vetë, por nuk do të thotë se ka të drejtë.
“Strategji”, tre opinionistët komentojnë zgjedhjen e Xhonit për takimin e radhës: Djalë i ndjeshëm
Tre opinionistët, Jerina, Roberti dhe Bleona kanë komentuar sot zgjedhjen e Xhonit për takimin e radhës, i cili zgjodhi Anxhelën.
Jerina për “Talk Love Story”, ka thënë se takimi i tyre do të funksionojë, pasi Xhoni është një djalë i ndjeshëm. Roberti tha se zgjedhja është një strategji, ndërsa Bleona u shpreh se Xhoni i duket dembel.
Jerina: Është një zgjedhje e bukur nëse do të funksionojë, pasi Xhoni është një djalë shumë i ndjeshëm. Është një dashamirës i konceptit familjar.
Bleona: Xhoni është personazh shumë interesant, unë e kam shumë qejf. Por më duket shumë dembel, me atë idenë që e do tradicionale, me familje gati dhe fëmijë gati. Jo se bëj shaka. Xhoni është shumë mirë, që të shikoj se çfarë është familja, do i bëj mirë që të kuptojë hapin e parë nëse është ajo që ai kërkon.
Roberti: Mua më pëlqeu, është strategji. Është në formatin e vetë.
Xhoni: Mua më duket një zgjedhje shumë e mirë, nuk ka folur far edhe më intereson si person. Duhet të jesh një vajzë shumë e fortë që të kesh një familje të krijuar dhe të vish ta provosh prapë.
Anxhela: Në fakt nuk e prisja, nuk kam pasur në kontakt, por dhe me çunat. Kam qëndruar shumë e stepur, por kështu jam unë si tip. Ndoshta ky seriozitet i ka pëlqyer Xhonit.
“Pres që mashkulli të marrë iniciativën se kështu e ka ndarë Zoti”, deklarata e Xhenit që nxiti debat në studio
Deklarata e Ermirit se vajzat e huaja janë më guximtare se ato shqiptare ka nxitur mjaft reagime në studion e “Talk Love Story” në Televizionin Klan.
Ka pasur protagonistë që e kanë mbështetur mendimin e tij, por kishte edhe nga të tjerë që e kundërshtuan rreptësisht duke mos rënë dakord me konkurrentin.
Ajo që nxiti debat të mëtejshëm ishte deklarata e Xhenit, e cila u shpreh se pret që iniciativën ta marrë mashkulli i pari sepse sipas saj kështu e ka dhënë Zoti.
Daniela: Unë kam jetuar jashtë dhe e kam fituar atë guximin sikur vajzat që janë të huaja. Ermiri në përgjithësi më pëlqen, është tip që e ka treguar veten në atë klip dhe mu duk shumë i sinqertë.
Dea: Ndërsa unë do t’i thoja se vetëbesimi tek një djalë për të bërë hapin e parë nuk varet nëse ti jeton brenda apo jashtë Shqipërisë, ti ose e ke ose nuk e ke vetëbesimin. Përsa i përket Ermirit është shumë tërheqës, më duket shumë tërheqës, por për momentin nuk më ngjall asnjë interes që ta njoh.
Ermiri: Jashtë janë më të lirshme sepse mesa kam parë vajzat shqiptare presin që djali ta bëjë lëvizjen e parë.
Ermiri: Unë mendoj se ti gënjen veten që mendon kështu…
Ermiri: Ky është opinioni im.
Xheni: Prej natyrës, mashkulli më duket figurë më burrërore, unë pres që mashkulli të marrë iniciativën dhe nuk dua ta argumentoj fare, kështu e ka ndarë Zoti…
Vilian: Në aspektin e afrimitetit, janë pak më të ngjitura…
Xhensila: Është çështje mentaliteti sepse ajo që Ermiri ka dashur që të tregojë është se jashtë shtetit janë më të lirshme, ne vajzat shqiptare para se të dalim nga shtëpia, mendonim se çfarë do të thotë komshija, tani me kalimin e viteve ka ndryshuar.
Kristi: Unë deri tani kam jetuar jashtë shtetit, por mund të them se këtu hipokrizia është në nivel më të lartë, manipulimi ëshë në nivel më të lartë, pra janë disa gjëra që i japin shansin që të bëhet marrëdhënia toksike. Këtu një femër që ka interes për ty, të injoron.
“Vajzat e huaja janë më guximtare në raport me djemtë krahasuar me ato shqiptare”, Ermiri thotë fjalën e tij
Mbrëmjen e djeshme në “Love Story” që transmetohet në Televizonin Klan, 4 fronistët i kemi parë në takimet e tyre të para, e po ashtu Kristi, Xhoni, Daniela dhe Dea bënë zgjedhet e tyre për javën e ardhshme.
Ndërkohë në “Talk Love Story” u prezantua një mundësi e re që formati i dashurisë do t’i japë kandidatëve që nuk janë zgjedhur për takimin, shansi i kuq, mundësia që kandidatët kanë për realizuar një komunikim me fronistët.
Radha ishte e prezantimit të profilit të një tjetër kandidati, Ermirit.
Daniela dhe Dea do të kenë mundësinë që të shprehin dëshirën nëse duan apo jo një takim në dhomën e kuqe me Ermirin pasi të kenë parë profilin e tij.
Ermiri: Ky është Ermiri i vërtetë, para kamerave jam pa komplekse, kam punuar në vende të ndryshme, por do të veçoja Azinë, krejtësisht ndryshe si e koncepton Shqipëria modelingun. Tek marrëdhëniet mashkull-femër, ndryshimi që më bëri përshtypje është se tek femrat shqiptare dhe atyre që të huaja, këto të fundit nuk kanë turp që të të flasin ato të parat, janë pa komplekse, më guximtare, gjë që në Shqipëri ndodh pak rrallë. Po e them këtë gjë, por prapë se prapë tek shqiptaret ngelem sepse ato janë pak më ndryshe.
Në lidhje jam i përkushtuar dhe besnik. Kam pasur një lidhje 2-vjeçare, ka dy-tre muaj që ka përfunduar. Jam këmbëngulës dhe marr atë që dua.
Babi im ka 7 vite që nuk jeton më. Jam ngritur shumë herë dhe akoma dhe më shumë do të arrij sepse e di shumë mirë se çfarë meritoj. Kam dhe një vend special për atë vajzën e duhur, pse jo edhe në “Love Story”.
“Pres që mashkulli të marrë iniciativën se kështu e ka ndarë Zoti”, deklarata e Xhenit që nxiti debat në studio
Deklarata e Ermirit se vajzat e huaja janë më guximtare se ato shqiptare ka nxitur mjaft reagime në studion e “Talk Love Story” në Televizionin Klan.
Ka pasur protagonistë që e kanë mbështetur mendimin e tij, por kishte edhe nga të tjerë që e kundërshtuan rreptësisht duke mos rënë dakord me konkurrentin.
Ajo që nxiti debat të mëtejshëm ishte deklarata e Xhenit, e cila u shpreh se pret që iniciativën ta marrë mashkulli i pari sepse sipas saj kështu e ka dhënë Zoti.
Daniela: Unë kam jetuar jashtë dhe e kam fituar atë guximin sikur vajzat që janë të huaja. Ermiri në përgjithësi më pëlqen, është tip që e ka treguar veten në atë klip dhe mu duk shumë i sinqertë.
Dea: Ndërsa unë do t’i thoja se vetëbesimi tek një djalë për të bërë hapin e parë nuk varet nëse ti jeton brenda apo jashtë Shqipërisë, ti ose e ke ose nuk e ke vetëbesimin. Përsa i përket Ermirit është shumë tërheqës, më duket shumë tërheqës, por për momentin nuk më ngjall asnjë interes që ta njoh.
Ermiri: Jashtë janë më të lirshme sepse mesa kam parë vajzat shqiptare presin që djali ta bëjë lëvizjen e parë.
Ermiri: Unë mendoj se ti gënjen veten që mendon kështu…
Ermiri: Ky është opinioni im.
Xheni: Prej natyrës, mashkulli më duket figurë më burrërore, unë pres që mashkulli të marrë iniciativën dhe nuk dua ta argumentoj fare, kështu e ka ndarë Zoti…
Vilian: Në aspektin e afrimitetit, janë pak më të ngjitura…
Xhensila: Është çështje mentaliteti sepse ajo që Ermiri ka dashur që të tregojë është se jashtë shtetit janë më të lirshme, ne vajzat shqiptare para se të dalim nga shtëpia, mendonim se çfarë do të thotë komshija, tani me kalimin e viteve ka ndryshuar.
Kristi: Unë deri tani kam jetuar jashtë shtetit, por mund të them se këtu hipokrizia është në nivel më të lartë, manipulimi ëshë në nivel më të lartë, pra janë disa gjëra që i japin shansin që të bëhet marrëdhënia toksike. Këtu një femër që ka interes për ty, të injoron.
Daniela kërcënon Ermirin në dhomën e kuqe se do e prangosë
“Talk Love Story” është programi ditor i dedikuar dashurisë në Tv Klan çdo pasdite në 16:05.
Në javën e dytë të këtij programi fronistëve i është dhënë mundësia për takime të shkurtra në “dhomën e kuqe”. Daniela dhe Ermiri ishin dy prej konkurrentëve që shkuan në takim.
Ata na treguan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, gjithashtu zbuluan më shumë rreth profesioneve tëtyre dhe detaje nga jeta private.
Daniela: Çfarë profesioni ke ti përveç pasionit për modeling?
Ermir: Gjithashtu unë punoj edhe në një klinikë estetike, jam në pjesën e marketing.
Daniela: Unë momentalisht jam fokusuar në televizion. Kam mbaruar shkollën për kriminalistë.
Ermir: Duhet të frikësohem?
Daniela: Po të duash ndonjëherë pranga, mund të t’i vë.
Ermir: Do bëj ndonjë gabim qëtë më lidhësh me pranga.
Daniela: Ke kaq besim Ermir ta bësh gjithë këtë hap të madh?
Ermir: Po, patjetër.
Daniela: Shiko se ekspertiza të dëmton.
Ermir: Nga ty e pranoj.
Daniela: Po më hap luftë ti mua?
Biseda ka vazhduar mes të dyve madje edhe me provokime nga Daniela duke i kërkuar Ermirit si model të qethet qeros. “Për ty bëj çdo gjë” është përgjigjur Ermir duke nxitur edhe reagime në studio nga dy opinionistet dhe konkurrentët e tjerë.
Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere kanë rënë dakort se takimi i të dyve ishte “i mërzitshëm” dhe i janë dukur si dy miq.
“Nuk mendoj se ka diçka midis tyre dhe do të zhvillohet diçka”, ka thënë Zhaklin Lekatari, por Daniela nuk bëhet pishman për asgjë në jetë duke i premtuar Ermirit një takim.