“Si rrodhja pas bishtit”, sherr mes Rominës dhe Marinelës
“Love Story Talk” është shoqëruar me një debat mes Rominës dhe Marinelës këtë të enjte. Gjithçka ndodhi pasi Marinela tha se Jonny-t i pëlqejnë t’i shkojnë vajzat nga pas.
Marinela: U afrua Romina për ta puthur, jo Jonny. Të pëlqejnë që të të vijnë vajzat nga pas? Ça je ti?
Romina: Unë nuk i vij Jonny-t nga pas se e dëgjova dhe në puntatën e kaluar. Nuk i vij unë Jonny-t nga pas, jemi të dy…
Sellma: Që ti je shumë më e dhënë se sa Jonny kjo është e sigurt dhe duket qartë.
Romina: Nuk jam si ty që i vete Kristit kudo që është si ajo rrodhja pas bishtit.
Marinela: Jam kundër që ta puthë femra e para.
“Po vdisje për puthje”, Kristi nxjerr blof Marinelën
Gjatë programit “Talk Love Story” në Tv Klan, Marinela, një prej konkurrenteve vajza, e pyetur nga opinionistja Xhensila Pere se kush e kishte dhënë puthjen i pari në takimin e saj me Kristin ajo është përgjigjur se ka qenë ai.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kristit, i cili e ka mohuar këtë deklaratë në lidhje me puthjen me Marinelën duke lënë të kuptohet se ajo e ka rrëmbyer atë puthje. “Ti po vdisje për atë puthje”, ka thënë mes të tjerash konkurrenti.
Kristi: Nuk është e vërtetë që ia dhashë puthjen i pari. Nuk është e vërtetë.
Marinela: Je gabim po mashtron. Mos mashtro tani. Ti më je afruar dhe nuk të kam puthur unë e para.
Kristi: Nuk e dhashë unë i pari. Turp të kesh që thua këtë që e dhashë unë i pari.
Marinela: Turp të kesh ti që mashtron. Mos më acaro tani.
Kristi: Po vdisje për puthje në atë moment.
Marinela: Ti po vdisje për të m’u afruar në ato momente, madje dhe je eksituar.
Kristi: Të them të vërtetën unë atë puthje e dhashë për bamirësi. Vetëm për bamirësi dhe tani po qesh, por është e vërtetë.
Marinela: Ne nuk jemi puthur tamam dhe ka qenë një baby kiss.