Të qenit pranë detit, të bën ta duash turizmin. Është kjo historia e Teo Strakoshës, i cili rreth 3 vjet më parë fitoi të drejtën për të punuar në Arabinë Saudite si menaxher bari. Nip i Petro Markos, lindur e rritur në Vlorë, dhe i dhënë pas informatikës.


Sonte në “Opinion”, Teo tregoi se jetesa në Arabi nuk është e thjeshtë e për t’iu përmbajtur kontratës së punës i duhet të lëvizë herë pas here edhe në Shqipëri.

Teo Strakosha: Kam ardhur dhe kam shkuar sepse në Arabinë Saudite është e vështirë të krijosh jetesë. Praktikisht atje shkohet nëpërmjet sponsorit, në këtë rast ajo leja e qëndrimit zgjat gjithmonë aq sa ke kontratën. Detyrimisht duhet të kthehesh dhe të bësh të njëjtën procedurë prapë.

-Nga cila zonë e Shqipërisë vjen? Mesa shoh je nipi i Petro Markos, apo jo?

Teo Strakosha: Unë vlonjat, lindur në Korfuz, por dashurinë me bregun e kam të madhe.

Ai rrëfeu se para emigracionit nuk ka provuar jetesën në ndonjë vend tjetër përveç Shqipërisë.

“Jam rritur në Vlorë derisa mbarova gjimnazin, më pas shkova në Tiranë për të kryer universitetin. Kisha atë dashurinë për informatikën, e kam akoma. Mirëpo të qenurit vlonjat afër detit e shërbimeve turistike më bëri të ndjek një kurs profesional për pjesën e menaxhimit të barit. Që prej atij momenti jam dashuruar me turizmin, më shumë sesa me informatikën./tvklan.al