Personat me sistem të dobët imunitar mund të kenë nevojë për këtë dozë
Njerëzit me probleme të caktuara shëndetësore ose me një sistem imunitar të dobët, mund të kenë nevojë të marrin një dozë të katërt të vaksinës Covid-19.
Autoritet shëndetësore në SHBA autorizuan në Gusht një dozë të tretë të vaksinës, për disa njerëz me sistem të dobët imunitar.
Një dozë shtesë do të ndihmonte këta persona të cilët nuk kanë të njëjtën mbrojtje si pjesa tjetër e popullsisë.
Në udhëzimet e përditësuara të Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve dhe Barnave thuhet se në disa raste personat me sistem të dobët imunitar dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda mund të kenë nevojë për një vaksinë gjashtë muaj pas një doze të tretë.
Për më tepër, vala e nisur me variantin Delta në Korrik, pavarësisht një periudhe të shkurtër rënieje të infektimeve po rigjallërohet sërish me lehtësimin e masave, ndoshta edhe me rënien e efektivitetit të dy dozave të para.
Në SHBA tashmë autoritetet kanë autorizuar zgjerimin e dozave përforcuese të COVID-19 për të gjithë amerikanët 65 vjeç e lart dhe grupe të tjera me rrezik të lartë.
Por ndërsa thuhet se një dozë e katërt mund të jepet për këto kategori nuk ka ende asnjë rekomandim zyrtar për marrjen e një vaksine përforcuese. Për këtë arsye pacientët duhet të konsultohen me mjekun e tyre për të parë nëse kjo është e nevojshme ose jo.
Klan News