Kongresi amerikan, projekt-ligj që synon heqjen e statusit të kombit më të favorizuar përfshirë edhe Bellorusinë.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, SHBA dhe BE kanë vendosur mbi 6 mijë sanksione ndaj Rusisë. Unioni Evropian ka njoftuar hyrjen në fuqi në muajin gusht të paketës së pestë. Ndërsa dy dhomat e Kongresit të SHBA votuan për të miratuar një projekt-ligj që synon heqjen e statusit të kombit më të favorizuar të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe ndalimin e importeve të energjisë amerikane nga Rusia
Bashkimi Evropian ka njoftuar se raundi i pestë i sanksioneve të miratuara nga 27 vendet anëtare kundër Rusisë, duke përfshirë vendimin për të ndaluar importet e qymyrit nga Rusia do të hyjë në fuqi nga gushti i këtij viti.
Të dhënat tregojnë se importet aktuale të qymyrit të BE-së nga Rusia kapin vlerën e tetë miliardë eurove në vit.
Sanksionet përfshijnë gjithashtu mbylljen e porteve të vendeve anëtare të BE-së për anijet ruse, me përjashtim të dërgimit të furnizimeve humanitare, ushqimit dhe materialeve energjetike.
BE-ja ka zgjeruar gjithashtu listën e produkteve ruse të ndaluara nga importi, duke përfshirë lëndën drusore , ushqimet e detit dhe produkte të tjera me një vlerë totale prej 5.5 miliardë euro, si dhe ka ndaluar eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë me një vlerë totale prej 10 miliardë euro në Rusi. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian ka vendosur edhe më shumë sanksione ndaj bankave ruse.
Një ditë më parë, të dy dhomat e Kongresit të SHBA votuan për të miratuar një projekt-ligj që synon heqjen e statusit të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe ndalimin e importeve të energjisë amerikane nga Rusia.
Duke u përballur me raundin e ri të sanksioneve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dhe ministri rus i Energjisë Nikolai Shulginov thanë se rrjedhat e qymyrit do të ridrejtohen në tregje alternative nëse BE-ja e refuzon atë, pasi ka ende kërkesa për qymyrin rus në tregun ndërkombëtar. Deri më tani, janë vendosur mbi 6,000 sanksione kundër Rusisë.
Klan News