Teksa po hidhen hapat e parë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë BE vendos ndaj Moskës sanksione të reja.
Unioni po hakmerret pasi nuk u ftua në tryezën e bisedimeve që u mbajtën në Arabinë Saudite, ndonëse Sekretari amerikan Marco Rubio u shpreh të martën se edhe blloku do të përfshihet në këtë proces në një moment të caktuar.
Në paketën e re të sanksioneve përfshihet ndalimi i importeve të aluminit, një ide që është diskutuar në të kaluarën, por nuk u miratua kurrë për shkak të hezitimit të disa vendeve anëtare që shqetësoheshin për pasojat në ekonominë e tyre.
Paketa e re e sanksioneve ishte planifikuar qëllimisht për të arritur në prag të përvjetorit të tretë të agresionit rus në Ukrainë.
Përveç metalit të papërpunuar, pjesë e kësaj liste është edhe kundër cisternave që i përkasin “flotës” së Rusisë.
Flota përbëhet nga anije të vjetra dhe të pasiguruara gjendja e të cilave është aq e keqe sa Brukseli shqetësohet se mund të derdhin naftë dhe të shkaktojnë një katastrofë mjedisore pranë territorit të bllokut.
Kjo është paketa e re e 16 e sanksioneve që është miratuar ndaj Rusisë nga Shkurti i vitit 2022.
Klan News