Shefi i shërbimit koreano-verior të zbulimit mbërriti në Nju Jork, për një takim historik me Sekretarin amerikan të Shtetit.
Kim Yong-chol, numri dy i regjimit të Penianit diskuton me Majk Pompeon për samitin mes Donald Tramp-it dhe Kim Jong-unit më 12 Qershor në Singapor.
Chol është zyrtari më i lartë koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara, pas 2 dekadash armiqësi.
Ndërsa në Penian, udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un priti Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai ftoi udhëheqësin komunist për një vizitë në Moskë.
Tv Klan