Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj thekson angazhimin e përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA si aleatë strategjikë.
“Gëzuar #4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime”, shkruan Begaj.
Happy #4thofJuly 🇺🇸!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 4, 2024
Albania and the U.S. share a friendship and partnership strengthened by a common commitment to democratic values.
Together, as strategic allies, we are dedicated to fostering a future that upholds and celebrates these principles. pic.twitter.com/XtQEs21dgP
Nga viti 1776, 4 Korriku është festuar si lindja e Pavarësisë Amerikane. Në këtë ditë delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32-vjeçari Tomas Jefferson. Dita e Pavarësisë në SHBA, kudo festohet me parada madhështore e festime familjare./tvklan.al