Ambasada Amerikane u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer sulme terroriste.
Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit njoftoi se ka raportime se ekstremistët kanë plane për të kryer një sulm së afërmi. Mbetet e paqartë se me çfarë situate lidhet sulmi dhe natyra e tij. Që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë, që ka zhytur në krizë të thellë marrëdhëniet Uashington- Moskë, ambasada amerikane u ka bërë shpesh thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia pasi u rrezikohet jeta.
Nuk dihet nëse edhe ky paralajmërim ka lidhje me këtë krizë, por gjatë 2 viteve të luftës në Ukrainë, sigurinë brenda territorit rus e kanë vënë në rrezik vetëm sulmet e kryera nga forca të lidhura me Kievin, që megjithatë nuk kanë patur për qëllim popullsinë civile, por institucionet shtetërore dhe ato ushtarake ruse.
Klan News