Donald Tramp paralajmëroi që në ditën e parë të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë se veç Kinës, Kanadasë e Meksikës, do të përfshijë edhe Europën në listën e vendeve ndaj të cilave aplikohen tarifa importi.

“Vende të tjera abuzojnë po ashtu. Bashkimi Europian na trajton shumë shumë keq. Nuk i blenë makinat tona, prodhimet bujqësore. Kemi 350 miliardë Dollarë deficit me Bashkimin Europian. Prandaj do vendosim tarifa, një mënyrë për të vënë drejtësi”, shprehet Presidenti Trump.

Nuk përjashtoi as mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, nëse nuk ulet në bisedime për fundin e luftës në Ukrainë, kur u pyet nga gazetarët.

“Tingëllon e mundshme”, tha Trump.

Në një reagim në rrjetin e tij social Truth, Tramp e quajti “pseudo-peshkope” dhe “majtiste radikale, urrejtëse të Trampit” Marian Edgar Budden.

Gjatë një meshe të Martën në Katedralen e Uashingtonit ku ishin të pranishëm presidenti, zëvendës presidenti dhe familjarë të tyre, peshkopja protestante i bëri thirrje drejtpërdrejtë që të mbrojë emigrantët dhe të respektojë të drejtat e homoseksualëve.

Tv Klan