Një pallat është shembur në qytetin Poznan të Polonisë, duke lënë të vdekur 5 persona. Sipas autoriteteve, mbetën të plagosur dhe 24 persona të tjerë, teksa grupe zjarrfikësish janë duke kërkuar për viktima të tjerë. Pallati kishte 18 apartamente dhe 40 banorë në total që jetonin në të.

Shkaku i shembjes së pallatit është ende i papërcaktuar, por burime zyrtarë dyshojnë të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.  Bëhet e ditur se të gjithë të mbijetuarit janë dërguar në spital.

Ndërkohë prillin e kaluar, 6 persona të tjerë dhe 4 u plagosën gjatë një shpërthimi gazi në një pallat, në një qytet tjetër në Poloni.

Klan Plus