Një zjarr në një shtëpi të moshuarish i ka marrë jetën të paktën 11 personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sapporo në ishullin japonez të Hokkaidos, Japoni.
Mësohet se nga flakët shpëtuan vetëm 5 persona, ndërsa të tjerët nuk mundën dot.
Ndërtesa ishte e vendosur në një zonë banimi rreth 1.5 kilometra në veri të stacionit hekurudhor të Sapporos. Viktimat janë tetë burra dhe tre gra tw moshuar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura ende.
Policia po përpiqet të identifikojë 11 viktimat, të cilët jetonin prej disa vitesh në shtëpinë e të moshuarve.
/tvklan.al