Dy vëllezër kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik pasditen e enjten në fshatin Proger, Devoll.

Automjeti tip “Benz” me targë AA501HV, me drejtues 55-vjeçarin me inicialet P.G, banues në Bilisht, është përplasur me një mjet motor me të cilin udhëtonin dy vëllezërit Simon Tello, 17 vjeç dhe Billi Tello 23 vjeç nga fshati Plasë.

Si pasojë e aksidentit vëllezërit kanë gjetur vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin tragjik.

/tvklan.al