Një restorant është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 14 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Mumbai, Indi, rreth orës 12:30, pas mesnate. Zjarri ka rënë në një kat më sipër restoranti dhe më pas flakët janë përhapur  edhe aty.

Në kompleksin që u përfshi nga zjarri kishte dhe disa agjenci lajmesh por fatmirësisht, nuk janë prekur nga flakët.

Në restorant ishin të pranishëm të paktën 100 person, përfshirë dhe  një grup grash të cilat ishin duke festuar një ditëlindje.

/tvklan.al