Tetë vetë u vranë dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, pasi një kamionçinë hyri mes turmës së njerëzve në zemër të metropolit botëror, Nju Jork.
Mes viktimave ishin dhe pesë shokë nga Argjentina të cilët kishin shkuar në Nju Jork për të festuar 30 vjetorin e diplomimit të tyre që nga koha e shkollës së mesme.
Ministri i jashtëm argjentinas ka konfirmuar se personat që kanë gjetur vdekjen janë: Hernán Diego Mendoza, Diego Enrique Angelini, Alejandro Damián Pagnucco, Ariel Erlij dhe Hernán Ferruchi.
Ndërsa miku i tyre i gjashtë, Martin Ludovico Marro, u plagos.
Gjithashtu mes viktimave ishte dhe një grua belge. Ministri i jashtëm belg, Didier Reynders, tha se ajo ishte nga Roulers. Ndërsa dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende. Policia qëlloi menjëherë autorin e kësaj ngjarje, i cili u plagos në bark.
Mësohet se ai është, Sayfullo Saipov, një 29- vjeçar nga Uzbekistani dhe gjatë momentit të sulmit bërtiti “Allahu Akbar”.
/tvklan.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=fjOO0f5pErY