Jo pak herë artisti shqiptar Blero Muharremi ka qenë në qendër e vëmendjes. Pas ndarjes së bujshme të afro 3 viteve më parë me ish-bashkëshorten Afrona Dika, Blero duket se është në një romancë të re dashurie.

Këtë lajm ai vendosi ta ndante me ndjekësit ditën e të dashuruarve nëpërmjet një “Instastory”. Në foto ai ka kapur sfondin e një restoranti në Prishtinë.

Edhe pse nuk ka ndarë më shumë detaje sa i përket identitetit, mbishkrimi i tij në foto lë të kuptohet se këtë ditë speciale po e kalon me personin e zemrës.

“Dita e parë e Shën Valentinit”, ka shkruar ai ndërkohë që e shoqëron frazën me një trëndafil të kuq.

Por, Blero nuk ka harruar të përshëndesë as ish-et e tij, duke shkruar: “Btw gëzuar dhe ex-ve të mi”. Vallë kujt i drejtohet kjo, Afrona Dikës?!

Në vitin 2022 Afrona dhe Blero i dha fund martesës së tyre pothuajse 7-vjeçare. Ndërkohë më 25 Qershor të vitit të kaluar në një bashkëbisedim publik me njëri-tjetrin ata dhanë një intervistë të paralajmëruar. Ata treguan arsyet që i çoi drejt divorcit./tvklan.al