Blero dhe Afrona Dika të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kanë rrëfyer se nuk ka qenë e lehtë për ta fillimi i dashurisë së tyre. Afrona tregon se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit që u lidh me Bleron i cili kishte një divorc dhe një vajzë. Por me kalimin e kohës çdo gjë u qetësua. Ndërsa Blero tregon se funksionimi i lidhjes së tyre është për meritën e Afronës me edukatën familjare që ka është një shembull për të gjithë. Madje këngëtari tregon se Afrona është takuar me Teutën ish-bashkëshorten e tij dhe kanë drekuar së bashku. Madje Afrona e do dhe e respekton shumë vajzën e tyre Tarën dhe për këtë gjë është mjaft krenar.
Afrona Dika: Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë.
Blero: E vlerësoj shumë lart Afronën dhe edukatën e saj familjare, sepse po të mos kishte qenë Afrona, dikush tjetër mund të mos e kishte kuptuar ose mund të mos kishte qenë me mua. Edukata e Afronës është për t’u marrë shembull. Ka të bëjë shumë edhe ku është rritur, kjo është lindur dhe rritur në Zvicër, por po të mos kishe edukatën familjare do ishte më ndryshe.
Ka kontaktuar edhe me Teutën, ka drekuar me të, Tarën e respekton. Për mua është krenari dhe jam shumë me fat që kam Afronën dhe shpresoj me të vërtetë që unë me Afronën dhe Teuta dhe Adonisi të jemi shembull për të tjerët sepse ka jetë pas ndarjes dhe jeta vazhdon. Ne pa pikë problemi mund të dalim të hamë një drekë më Teutën dhe Adionisin sepse është çështje niveli edukate dhe të japim shembull. /tvklan.al