Kjo është pamje këtë të dielë të parë të Shtatorit në plazhin e Shëngjinit.
Pushuesit nga Kosova dhe të huajt janë ende të pranishëm në plazh duke qene se edhe moti e ka favorizuar ndjeshëm vazhdimin e sezonit.
Operatorët turistikë tregojnë se prenotimet për hoteleritë po vijojnë ndërsa edhe për shtatorin po operojnë me kapacitet të plotë, ku krahasuar me një vit më pare rezervimet janë 20-30% më të larta.
Venera Loka, operator turistik: Prentontimet për muajin Shtatori krahasuar me vitin e kaluar janë 20% më shumë. Kapaciteti maksimal i yni është me 180 apartamente dhe pothuajse të gjitha apartamentet janë të zëna.
Xhulio Gjergji, operator turistik: Përmbyllëm një javë të parë të Shtatorit që ishte mjaft e suksesshme, ndoshta jashtë pritshmërive tona. Jemi në kapacitet të plotë duke filluar nga data 1 Shtator dhe në ditën në vazhdim. Gjithashtu kemi kërkesa për rezervime edhe në pjesën tjetër të Shtatorit.
Edhe këtë vit në Shëngjin plazhi do të vazhdojë gjatë, pasi pushuesit nuk janë larguar. Me këtë fluks operatorët vendas po tregohen të vëmendshëm për t’u afruar shërbim dhe standarde deri në largimin e pushuesit të fundit.
Klan News