Ky sezon veror konsiderohet i mbarë nga operatorët turistikë në Shëngjin. Kapacitetet në njesite hoteliere janë thuajse të ezauruara për verën, pasi një pjesë e madhe e rezervimeve janë mbyllur që në fillim të vitit. Por pritshmëritë janë që sezoni të zgjatet edhe përtej muajit Gusht.
Melisa Shima, operatore turistike: Prenotimet kanë nisur që herët, që në muajin Janar dhe rezervimet janë të shumta, si për Korrikun, edhe për Gushtin. Mendoj që sezoi do të zgjasë dhe Shtatori gjithashtu do të jetë shumë i frytshëm.
Më besnikët e këtij plazhi janë pushuesit nga Kosova. Por shumë rezervime ka edhe nga turistë të huaj kryesisht të ardhur nga Europa.
Melisa Shima, operatore turistike: Turistët më të shumtë janë nga Kosova, por kemi edhe jashtë Shqipërisë siç janë Maqedonia, Gjermania, Italia, Suedia, Franca.
Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në vend që zgjidhet nga vizitorë të shumtë për kushtet, natyrënn, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme.
Tv Klan