Dy të vrarë është bilanci tragjik i një “grindjeje të momentit”, të ndodhur këtë të martë, në fshatin Kurjan të Roskovecit. Kështu të paktën ka deklaruar në polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Altin Kuka.
Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj tha se pas vetëdorëzimit në polici, 49-vjeçari Kuka tha se e kishte kryer krimin për shkak të një konflikti të çastit që i biri kishte pasur me viktimat.
Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip, u ekzekutuan me breshëri automatiku dhe gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.
Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa ka mësuar se viktimat, Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, mirëpo njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip./tvklan.al