Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier në kuadër të operacioni policor “Game over 3”.
Sipas asaj që raportojnë uniformat blu i riu kishte një llogari me rreth 500 000 Lekë të reja, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.
Blutë gjithashtu kanë bërë edhe sekuestrimin e celularit të 26-vjeçarit N. M., banues në Roskovec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”./tvklan.al