Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë. Policia ka njoftuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Mësohet se 39-vjeçari është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Pastaj, në rrethana, të cilat mbeten ende të paqarta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al