Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë titullin “Maldivet e Evropës”, shkruan një artikull në të përditshmen britanike “MailOnline”, duke e bërë një vend të preferuar nga miliona turistë të huaj. 

Ky vend i bukur mesdhetar jo vetëm që po thith çdo vit e më shumë turistë, por po preferohet dhe nga pensionistet e vendeve europiane për të jetuar.

Kryesisht kanë qenë pensionsitët italianë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, por dy vitet e fundit, por shikohet një interes i shtuar edhe nga pensionistët britanikë. Arsyet që ata e zgjedhin është klima dhe kostot e ulta të jetesës.

Në artikullin e “MailOnline” shkruhet se “Shqipëria është një vend i bukur, me një vijë bregdetare që rivalizon vendpushimet e Italisë ose Kroacisë. Dhe kur bëhet fjalë për koston e jetesës është shumë herë më e lirë, ndaj po bëhet një opsion gjithnjë e më tërheqës për pensionistët britanikë. Ku veç kostove të jetesës, një tjetër aryse përse e zgjedhin janë edhe normat e ulëta të taksave.

Në artikull renditen vendet më të mira për të jetuar në Shqipëri, si të merrni një vizë, kostot e strehimit dhe se si funksionon sistemi i kujdesit shëndetësor. 

Mes qyteteve që rekomandohen për të jetuar në Shqipëri, është kryeqyteti Tirana,  i cili të ofron mundësi shumë mundësi për akomodim por edhe aktivitete të ndryshme siomdo për ata që bëjnë një jetë më aktive. Ndërsa për ata që të moshaur duan qetësi dhe admirojnë natyrën dhe detin, rekomandohen qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda.

Në një kohë që britanikët i ka zënë frika nga rritja e taksave, shumë prej tyre po shohin opsionin për të jetuar në Shqipëri, si një vend që të ardhurat nga pensionet, përfshirë pensionet shtetërore, private dhe të huaja janë pa taksa. Për të siguruar vizën, pensionistët do të duhet të tregojnë se kanë të ardhura të rregullta mujore nga pensioni prej të paktën 120,000 Lekësh shqiptare ose mbi 1 mijë Euro në muaj.

Klan News