“Thatësira, përmbytjet, vala e të nxehtit dhe stuhitë u kanë marrë jetën afro 800,000 njerëzve nga viti 1993 deri në 2022. Shqipëria është një ndër vendet që vuan më shumë nga moti ekstrem. Raporti i vitit 2025 për Indeksin e rrezikut të klimës e rendit Shqipërinë në vendin e 42 në listën prej 171 vendesh” raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

Përsa i përket vendit tonë mesatarja e fataliteteve nga moti ekstrem është 13 vdekje në vit, ose 0.246 fatalitete për 100 mijë banorë. Ndërsa dëmi ekonomik arrin në mbi 4 milion Dollarë, duke shkaktuar një kosto prej 0.010 % të GDP.

Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria është më e rrezikuar se Serbia e cila renditet në vendin e 65, Maqedonia e Veriut që renditet në vendin e 81 dhe Bosnje- Hercegovina që renditet në vendin e 99.

Italia dhe greqia duket se vujanë më së shumti nga moti ekstrem me përmbytje, valën e të nxehtit  dhe stuhitë përkatësisht në vend të 5 dhe të 7.

Tv Klan