Lajme Arkiva 2003
Kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e para për kandidatët e zgjedhur nga Partia Demokratike për zgjedhjet lokale të Tetorit. Një grup militantësh demokrat të Kamzës janë grumbulluar përpara selisë blu duke kërkuar takim me liderin Berisha.
Sipas këtyre banorëve. Kandidatura e zgjedhur nga Partia Demokratike për minibashkinnë e Kamzës është zgjedhur pa pëlqimin e tyre.
Militantët demokratë kanë kërkuar që në minibashkinë e tyre të vendosej si kandidaturë e Partisë Demokratike Zjarm Shehu, ndëkohë që Vili Minaroli kryetar i Partisë Demokratike dega Tiranë ka prezantuar gjatë takimit që ka patur sot paradite me bazën e partisë demokratike në Kamëz kandidaturën e Agim Canit. Kandidaturë e cila nuk pëlqehet nga elektorati demokrat.
Demokrati: U takuam me Vilin, me Shaban Meminë më para dhe u kemi thënë na sillni një njeri që ta votojmë të gjithë. Na thanë do e zgjidhni ju. Ne e zgjodhëm, na mposhtën, na përçan. Unë i kam thënë Minarollit po fitoi socialistja mua do më bjeri të fikët, po mos na përçani. Ka ardhur Vili Minarolli, ishim 200 burra por nuk erdhi të na takonte, hipi në makinë dhe iku.
Demokrati: Unë si persona dola vetë dhe i thashë zoti Vili kemi tre orë kryetarët dhe sekretarët e seksioneve të Bashkisë së Kamzës. Më përplasi derën dhe më tha se i di vetë këto punë, është zgjedhur kryetari. Ne të gjithë jemi kryetarë dhe sekretarë të seksioneve të Kamzës, 37 seksione duke pritur zotin Vili. Ai me këtë përgjigje u nis, ka hipur në foristradë dhe ka ikur.
Zyrtarë të selisë blu e kanë quajtur të parëndësishme këtë protestë dhe kanë preferuar të mos bëjnë komente./tvklan.al