Deri më sot, ekzistonte bindja se macet janë në fakt shumë “individuale” dhe nuk kanë shumë ndërveprim me njëra-tjetrën. Një studim i fundit i kryer në Izrael thotë krejt të kundërtën: Macet përdorin mimikat e tyre për të komunikuar! Instituti i Izraelit “Tech4Animals’ ka analizuar fytyrën e maceve me anë të Inteligjencës Artificiale, gjë që ndodh për herë të parë.
“Kemi zbuluar se macet janë shumë më shumë sociale nga se ne mendojmë”, është shprehur autorja kryesore e studimit, profesoresha Anna Samansky. “Shprehjet e tyre të fytyrës janë një mënyrë për të kritikuar ose lidhur edhe me njëra-tjetrën”, shton ajo.
Është vënë re se macet ndryshojnë shprehitë e fytyrës gjatë ndërveprimeve pozitive, ndërsa kur ndodh diçka negative kanë tendencën të veçohen.
“Kjo gjë do ndihmojë të gjithë ata që kanë mace, të kuptojnë më shumë mbi emocionet e tyre”, përfundoi Samansky.
/tvklan.al