Javën e kaluar emisioni “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan tregoi një shumëllojshmëri alternativash vilash dhe apartamentesh në Gjirin e Lalzit. Kësaj here prezantohet një vilë luksoze, me një vlerë totale të arredimit të brendshëm prej rreth 800 mijë Euro.

Kjo vilë ofron një akses të menjëhershëm shumë afër qendrës së Tiranës dhe Durrësit për ta shfrytëzuar në çdo kohë dhe moment të ditës. Si shembull i luksit dhe elegancës, kjo vilë është e ndërtuar me materiale cilësore në çdo detaj. Drejtuesja e programit Orinda Huta dhe Valentina, menaxherja e “Tokton Daily” ndajnë me publikun akoma më shumë detaje sa i përket kësaj vile përrallore.

“Ndoshta nuk do të ishte në shijet e mia mermeri, apo druri i kësaj vile. Duket që është investuar shumë dhe një njeri që e vlerëson këtë pa diskutim e kupton se sa vlerë të lartë ka kjo shtëpi nëpërmjet investimit,” tha Orinda Huta.

E mobiluar me orendi cilësore dhe mjaft të kushtueshme, jashtë vila është e rrethuar me një oborr të bukur dhe të gjelbër që ofron mundësinë për relaks në natyrë. Pishina në qendër të oborrit ofron një oaz qetësie dhe relaksi. Megjithatë të gjithë mbetemi kuriozë për çmimin e kësaj vile dhe këtë e zbulon Valentina.

Orinda Huta: Valentina vërtet dolëm nga një shtëpi shumë e bukur e cila vërtet të merrte frymën që nga ana e arkitekturës, investimit që është bërë në të. Por, nuk më the pak për çmimin?

Valentina: Vila kushton 1.3 milionë Euro.

Kjo vilë në “San Pietro” në Gjirin e Lalzit është një mundësi unike për të gjithë ata që kërkojnë luks dhe privatësi./tvklan.al