Anila dhe Shaban Alushi kan qenë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Ata janë në konflik me njëri-tjetrin për shkak të një apartamenti, ku të dy mendojnë se janë pronarë. I gjithë problemi qëndron tek firma e ndërtimin që i ka ngatërruar këta dy persona.

Anila: Para 15 vitesh kemi blerë një shtëpi me kredi, para 3 vitesh e gjysmë morëm një telefonatë dhe na thanë që juve ju është futur një njeri brenda. Vimë këtu dhe dera ishte me çelës tjetër, ishte ndërruar brava. Marr zonjën që e njihnim për pronare dhe i them kush e ka marrë shtëpinë time, kush është futur në shtëpi, e më thotë pa merak se do e rregullojmë këtë punë. Takoj këtë zotërinë Shaban Alushi dhe thotë unë nuk kam punë fare me juve. Zoti Shaban ka hyrë dhe më ka shqyer derën dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë.

Kur pa se ajo shtëpi ishte me plaçka pse nuk bëri një telefonatë , sepse në atë shtëpi dikush ishte. Zoti Shaban duhet të thotë si ka hyrë në shtëpinë time, ky është shkaku që unë kam ardhur këtu. Kur jam sqaruar me zonjën Vefi, më ka thënë unë nuk të kam faj, fajin e ka ai. Shabani më ka shkatërruar familjen Zonja Eni, nuk kam ardhur kot. Kam 3 vite e gjysmë që jam në konflikt me burrin dhe nuk kemi rehat në shtëpinë tonë. Është normale se të kesh një shtëpi dhe vjen ta merr tjetri. Kemi pasur s’kemi pasur lekë e kemi paguar atë kredi dhe del një njeri që thotë kjo është shtëpia ime. Si mund të jetë shtëpia e tij kur unë paguaj lekët për atë?

Eni Çobani: Zotërinjtë kanë marrë 15 mijë euro kredi dhe vazhdojnë ta paguajnë ende, ndërkohë që shtëpinë  e kam marrë zoti Shaban Alushi. Është shumë e çuditshme Zoti Shaban, fjala është e juaja.

Shaban Alushi: Kjo është e rëndë që unë kam prishur familjen e zonjës. Unë kam pasur problemet e mia dhe e vetmja gjë që na lidh me zonjën është firma ndërtuese. Unë kam punuar në një nga bankat më të mira këtu në Tiranë, kam qenë inxhinier vlerësues dhe supervizor i bankës.

I ndjeri Flamur Satka presidenti i firmës në 2004 do merrte kredi dhe më bëri një telefonatë për të vlerësuar kolateralet në pronësi të tij dhe bëmë punën tonë të vlerësimeve.

Anila: Zotëri nuk kemi ardhur për problemet e tua, kemi ardhur për të mijat. Unë jam përjashtë jo ti. Pse kur t’i kërkova çelsat e shtëpisë nuk mi dhe? Kur ti thua se je i pastër, pse je në gjyqe me tjetrën?

Eni Çobani: Ju porosisni një shtëpi  nga Athina me telefon. Unë nuk e di se kush të kishte njoftuar se po ndërtohet një pallat në Durrës dhe e merrni ndërtuesin dhe i thoni që unë dua një apartament dhe kjo ndodhi. Apartamenti u zu në emrin tuaj me një kapar prej 1 mijë eurosh që ju dhatë nga Greqia. Në momentin që Agustini vjen, zonja i thotë që për këtë apartament ne duam edhe 30% të vlerës së shitjes. Ai vjen sërish në Greqi, ta thotë këtë gjë dhe më pas, pas telefonatës që kryhet po me zonjën, përfaqësuese të firmës së ndërtimit që për ju është Vefi Dervishllari dhe për Zotin Shaban është Flamur Satka i ndjerë.

Shaban Alushi: Drejtues ligjor i firmës ishte dhe Dilaver Dervishllari Flamur Satka, Vefi ishte administrator.

Eni Çobani: I kërkojnë zotërive 40% të vlerës dhe zonja thotë se kemi dërguar dhe 10 mijë e 500 euro në emrin e Vefit. Kur kanë ardhur në Dhjetor për të mbyllur blerjen e apartamentit, kanë shkuar të marrin dhe një kredi prej 15 mijë eurosh të cilën vazhdojnë e paguajnë ende dhe sot.

Këta nuk e marrin apartamentin numër 28 të porositur nga Greqia me telefon. Se kur e panë iu duk shumë e vogël dhe i luten zonjës që ne këtë apartament a mund ta ndërrojmë me një tjetër dhe ajo thotë po është apartamenti me numër 10, por apartameniti numër 10 bën 7 mijë euro më shumë, e zotërinjtë thonë që do marrim këtë apartament dhe do sjellim e lekët. Por çfarë ndodh? Pronar Agushtin Përgjoni bashkëshorti i Anilës bëhet për apartamentin 28 dhe jo për apartamentin nr 10 dhe 12 vite, kjo firmë kundrejt këtyre blerësve nuk i pajisi kurrë me një dokumentacion ligjor në Hipotekën e Durrësit ku të figuronte pronari i apartamentit numër 10 Agustin dhe Anila Përgjoni. Ky apartament ka qëndruar tërë kohës në emer të firmës Klas 2004 dhe këtu fillon problematika që kemi me Zotin Shaban. Shaban në çfarë marrëdhënie hyre ti me Flamur Satkën që që më pas ke shqyer derën dhe ke hyrë në atë shtëpi dhe thua është shtëpia ime.

Shaban Alushi: Kisha marrë një kredi për riparimin e shtëpisë sime 2 katshe 27 milion të vjetra dhe riparimi i kësaj ndërtese do merrte shumë kohë dhe më ngelën lekët në dorë, se unë po bëja punimet dhe paguaja kredinë kot se po ecnin shumë avash dhe i them zotërisë, kam këto lekët dhe nuk e di se çfarë të bëj me to, po paguaj kredinë kot e më tha mund t’ja japësh një firme ndërtimi tha. Pas një muaji i dhashë lekët e kredisë 20 milion dhe nuk bëra dokument ligjor. Më pa pashë një vështirësi financiare dhe bëra një deklaratë noteriale që ai pranonte borxhin. I dhashë lekët, bëmë kontratën, pash prap vështirësi i thashë jam punonjës banke, dua një garanci një pronë për letrat. Po më tha, ku e do? I thashë e dua pronën në Tiranë. Kur i bëmë letrat më çoi në Pogradec, më dha një shtëpi të vjehrrit të vet, po i thashë që nuk e dua andej, të paktën në Durrës. Erdhi koha që ky kishte probleme financiare dhe ndërroi jetë.

Pas vdekjes së tij në një mbledhje kam takuar Vefi Dervishllarin që ishte ortake në këtë firmë Klas 2004, njëkohëshit ishte dhe vajza e tezes së Flamurit. Ajo më tha do e paguaj unë borxhin. Shtëpinë e kam marrë në vitin 2015 dhe deri më sot nuk kam hyrë brenda. Janë rrobat e zonjës të gjitha. Ngela me të vëllain e të ndjerit dhe vajza e tezes mesa di unë nuk është normale ka bërë shumë shitje fiktive dhe nuk është e rregullt. I thashë zonjë nëse e merr përsipër borxhin hajde tek noteri të bëjmë një kontratë e më tha jo jo kontratë nuk do bëjmë. I thashë sot do paguani 10 mijë euro, nëse nuk i paguani në këtë afat kohor do paguani 30 mijë euro sepse ato paratë e mia janë lekë kredie dhe ka interesa.

Në këmbim të këtij borxhi ai mori shtëpinë e Flamurit që ishte apartamenti nr 10, ku pronarë të kësaj shtëpia ishte Anila dhe Agustini. Anila dhe Agustini pavarësisht se kishin paguar lekët e shtëpisë nuk figurinin si pronarë të shtëpisë, figuronte Flamur Satka. /tvklan.al