#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Në skype:

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Në studio:

Klegia Troksi – Moderatore

Klaudia Qokaj – Ekonomiste

2 receta nga Znj.Vjollca

Pashaqofte

Pengesa, dëshpërime, zhgënjime, çfarë do përjetojmë këtë javë?

Një javë e re, parashikimi për 12 shenjat e horoskopit

Kjo javë nis me pak tensione për shenjat e zodiakut. Sipas parashikimit të javës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, duhet të kemi parasysh që të ndalojmë pak përpara se të hyjmë në grindje pasi Marsi përballet me Plutonin në prapavijë. Duhet që të kemi durim dhe jo të luftojmë për pushtet dhe kontroll ndaj njerëzve që u rezistojnë kërkesave tona.

Këto acarime do të qetësohen kur hëna në Luan të takohet me Mërkurin gjatë mbrëmjes. Udhëhiqni duke dhënë një shembull të mirë dhe kontrolloni krenarinë e tepërt. Shenjat e zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari do të priren  për të patur zhgënjime në aspektin financiar.

Dashi

Deri në 20 korrik duhet të përqendroheni në sferën financiare, ku do të keni përfitime, por do të dalin në pah dhe detyrime apo shpenzime që keni lënë pas dore. Gjithsesi sot dhe nesër është mirë të mos veproni, në sferën financiare, sidomos kur bëhet fjalë për një investim të madh, që kërkon një shumë të madhe parash për një plan që nuk e keni studiuar. Fundi i javës do t’iu përballë me disa pengesa që kanë lindur që javën e kaluar, kryesisht probleme që kanë të bëjnë me punën.

Demi

Një periudhë dinamike fillon për ju, pasi në shenjën tuaj ka kaluar Marsi. Duhet të bëni kujdes që dinamizmi dhe këmbëngulja mos t’iu çojnë në debate. Sot dhe nesër mund të ndjeni presion nga njerëz që janë më lart nga ju, nga prindërit, nga eprorët etj. Të mërkurën duhet jeni të kujdesshëm në sferën financiare dhe të bëni një plan të mirëorganizuar të kësaj të fundit. Në vend që të mbështeteni tek të tjerët, merrni lapsin dhe bëni sferën tuaj financiare. E enjtja ju sjell shanse që do të përfitoni, por edhe tendenca për të shpenzuar do të jetë më e madhe.

Binjakët

Një atmosferë shumë e mirë, jeni shumë aktivë, shumë komunikues, por dhe një periudhë me disa pengesa, vështirësi që duhet t’i kapërceni. Sot ndoshta hasni probleme me prindërit për shkak të një vendimi që duhet të merrni, ose me personat që janë më lart se ju. Mirë është të mos merrni vendime përfundimtare sot. Lajmet që vijnë nga të tjerët duhet t’i rishikoni. Të mërkurën nga ana psikologjike nuk do të ndiheni shumë mirë, dhe mundohuni të mos hidhni sugjerime atë ditë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të mira si nga komunikimi, por edhe nga ngjarje reale do të gjeni zgjidhje.

Gaforrja

Fokusohuni më shumë në jetën tuaj intime, në lidhje me të dashurit tuaj apo njerëzit e familjes. Sot dhe nesër mos merrni vendime që kanë të bëjnë me anën financiare, pasi nuk do të merrni mbështetje nga askush. Të mërkurën mund të merrni lajme që ju shqetësojnë, por mos u jepni shumë rëndësi. E enjtja dhe e premtja duhet të jenë ditët e fokusit në jetën intime familjare. Në fund të javës mund të kaloni shumë bukur, por njëkohësisht kujdesuni që të mos bëni veprime të pakontrolluara.

Luani

Java për ju nuk ka nisur shumë mirë, me probleme në marrëdhëniet tuaja apo në bashkëpunimet tuaja. Nuk është nevoja t’i kundërpërgjigjeni askujt, me takt mund t’i zgjidhni ato. Të mërkurën mos u mbështesni në një ndihmë financiare që ju prisni nga të tjerët. Do të gjeni personat që do të ndikojnë në lulëzimin e jetës suaj personale, ndërkohë që fundi i javës do të jetë zhgënjim për sa i përket jetës financiare.

Virgjëresha

Sot dhe nesër fokusohuni më tepër në përditshmërinë tuaj, mos e mbingarkoni gjendjen tuaj fizike dhe psikologjike. Më të kujdesshëm nga gabimet që mund të bëni. Të mërkurën mos hyni në konfikt me partnerin tuaj apo bashkëpunëtorët tuaj, ndërkohë që mund të organizoni sa më mirë punët tuaja. Të enjten dhe të premten mund të kaloni shumë bukur dhe mund të vlerësoheni nga dikush.

Peshorja

Një periudhë shumë aktive dhe pozitive për ju, ndërkohë që bëni plane për të ardhmen. Këto plane mund të hasin vështirësi në realizim këtë fundjavë ose sot, dhe kjo ndoshta ju mbush pak me një inat ose mllef me qëllim mbështetjen nga të tjerët. Duhet të ndani mirë dëshirat nga ato që më të vërtetë doni të bëni. Të mërkurën duhet të jeni sa më të përpiktë në përditshmërinë tuaj. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jetë një kohë fantastike për të kaluar bukur apo për të bërë plane për të ardhmen.

Akrepi

Java nuk filloi shumë mirë edhe për ju dhe ndoshta kjo ka të bëjë me preokupimet që ju keni në lidhje me një iniciativë financiare apo investim, do të jeni në kundërshtim me të tjerët. Sot dhe nesër trajtoni me qetësi problemet që mund të hasni. Një çështje ekonomike që ju prisni të merrni përgjigje, të mërkurën nuk do ta merrni. Në fundjavë ju premton të ardhura financiare, por edhe shpenzime më shumë. Shmangni shpenzimet e panevojshme në fund të javës.

Shigjetari

Një periudhë mjaft aktive për ju, por sot dhe nesër do të dalin probleme që kërkojnë zgjidhje në jetën tuaj të përditshme apo në punë. Duhet të keni kujdes në trajtimin e problemeve që mund të hasni dhe organizoni çdo gjë që t’u japë zgjidhje atyre, pasi nuk do të merrni mbështetje. Në fund të javës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sidomos ju që keni lindur në ditët e fundit të shenjës, sepse mund të përjetoni zhgënjime.

Bricjapi

Një periudhë e rëndësishme për përditshmërinë tuaj ku jeni të angazhuar, në punë apo diku tjetër. Sot dhe nesër duhet të keni kujdes në investimet financiare. Të mërkurën kujdes si do të paraqiten gjërat dhe mënyrën se si do t’i trajtoni ato. Fundjava pritet të sjellë gjendje të mirë financiare. Kini kujdes në vendimet që merrni, pasi ka gjasa të bëni gabime.

Ujori

Ju që keni lindur në ditët e para të shenjës mund të hasni problem që kanë të bëjnë me pronën apo shtëpinë, por mos merrni vendime përfundimtare. E mërkura mund të sjellë shumë shpenzime, prandaj  duhet të bëni kujdes. Të hënën evitoni me çdo kusht një shpenzim të tepërt, një dëshirë që ju keni për të kënaqur të dashurit tuaj apo diçka tjetër, pasi mund t’iu çojë në një gjendje të vështirë ekonomike.

Peshqit

Mund të kaloni bukur me familjarët tuaj, por nga ana tjetër do të ndiheni sikur diçka ju mundon. Mos lejoni të prishin qetësinë tuaj fjalët e të tjerëve. Të mërkurën mund të përballeni me një problem familjar ose një përgjegjësi që do t’iu bëjë të prishni psikologjinë tuaj. Ndërkohë fundjava do të jetë shumë e bukur, do të kaloni kohë me familjen dhe do të mendoni të bëni ndryshime në ambientet e shtëpisë suaj. Mos bëni premtime këto ditë.

Quiz/ Loja telefonike

/tvklan.al