Të ftuar:
Enxhi Valteri
Vida Kunora
Xhodi Skura
Ardiola Bodinaku
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Mantia të rreme
Për qoftet
300 gr mish viçi i grirë
Kripë dhe piper i zi
0,5 lç hudhër pluhur
0,5 lç piper i kuq
0,5 lç kumin
Brumi për lyerjen e qofteve
1 vezë
Kripë
3/4 gota ujë (150 ml)
1,2 gotë miell
Serviret me:
1 gotë kos
1,5 lgj gjalpë i tretur
0,5 lç nenexhik i thatë
Një majë spec pikant
Bashkojmë në një tas përbërësit e qofteve. Punojmë brumin mirë dhe e lëmë atë të pushojë 30 minuta me qëllim që të marinohet mishi me erëzat
Ndërkohë përgatisim brumin, vezë, kripë, ujë. Shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë i rrjedhshëm nga luga, pak më i trashë se brumi i krepave. Vendosim në zjarr një tenxhere me 1,2 l ujë që të ziejë. Formojmë qofte të vogla sa një arrë e vogël. I zhysim ato në brum dhe me ndihmën e një piruni, i largojmë nga brumi. I vendosim ato në tenxhere me ujë të valuar. I ziejmë për 7-10 minuta e më pas i largojmë nga tenxherja me një lugë me vrima. I vendosim në një pjatancë ku i mbulojmë me kos. Tretim gjalpin, e aromatizojmë me nenexhik dhe pak spec pikant dhe e shpërndajmë në sipërfaqe.
Biskota me portokall dhe sheqer pluhur
Lekurë portokalli
80 gr sheqer
150 gr gjalpë
Lëng i një portokalli(70ml)
250 gr miell
1 lugë niseshte
Sheqer pluhur për dekor
Si ngjajnë marrëdhëniet mes motrave
Në pritje të ëmbël, flet motra e moderatores së njohur: Bërtita nga gëzimi kur zbuloi gjininë
“Lum kush ka motër!”, është një nga frazat që është shqiptuar më së shumti gjatë temës së ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku u trajtua marrëdhënia e veçantë mes motrave. Xhodi Skura, motra e moderatores dhe ish-Missit Inger Skura, tregon se kanë qenë gjithnjë të pandara. Ato kanë vetëm një vit e gjysmë diferencë me njëra-tjetrën dhe që nga shkolla e në çdo kompeticion janë gjendur bashkë.
Një marrëdhënie e veçantë, e ngushtë, me shumë sekrete, zënka të vogla e mbi të gjitha shumë dashuri dhe vëmendje ndaj njëra-tjetrës. Së fundmi, Inger ka ndarë lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë dhe Xhodi mezi pret që të bëhet teze. Ajo është e vetëdijshme se vëmendja e motrës së madhe do të kalojë te vajza që do të vijë në jetë, ashtu si e saja që do ta anashkalojë pak Ingerin. Xhodi e ka mësuar menjëherë pas partnerit të Ingerit lajmin e bukur dhe tregon sa e lumtur është që do të ketë një mbesë.
Xhodi Skura: Të gjithë njerëzit po thonë që është një ndjesi shumë e bukur, njerëzit që e kanë provuar dhe unë mezi po pres se dëshiroja që të ishte me shëndet të mirë, kjo ka rëndësi, por që aty thellë-thellë gjithmonë e kam parë Ingerin me atë kujdesin që ka pasur që te kukullat e vogla, unë i këpusja kokën, ajo i krihte. Kur mendon njeriun që do të krijojë një familje, e mendon gjithmonë që Ingeri të paktën fëmijën e parë do e ketë vajzë. Kur u bë festa që doli edhe gjinia e bebit, isha në atë sfondin duke bërtitur, i thashë Ingerit ule, mbushe me shumë muzikë. Mezi po pres. Është bekim të kesh një motër. Nëse njerëzit mërziten që nuk shkojnë mirë me shoqet, ndoshta nuk kanë një shoqe të ngushtë në jetë se qëllon ndoshta edhe mos ta kesh, kur rritesh e kuptojmë shumë mirë kështu që thua që çdo lloj tëmire, çdo lloj të keqeje e ndan me motrën tënde, shoqen e ngushtë që unë tani duke u rritur dita-ditës e kuptoj shumë mirë që përveç asaj nuk mund të kesh më afër njeri tjetër.
A mund të ketë xhelozi në një marrëdhënie mes motrave?
“Më vjen të plas!” Vida Kunora bëhet xheloze për motrën
Familja e Vida Kunorës është e madhe pasi janë 4 vëllezër e 3 motra. Mes motrave, ajo është e mesmja dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me të dyja. Në raportin e tyre nuk mungon dashuria, por sigurisht edhe ngacmimet apo ‘xhelozitë’ e vogla, tipike mes motrave. Këngëtarja zbulon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan një prej shkaqeve më të shpeshta të ‘xhelozisë’ ndaj motrës së vogël.
Vida Kunora: E vogla ka një super trup, kur shkoj në Nju-Jork, ndërkohë që unë ha ajo bën ushtrime. Punon parukiere në Manhatan, vjen e lodhet gjithë ditën duke krehur gra dhe hipën në atë kalin e madh. Më vjen inat të plas!
Ardiola Bodinaku: Ky është modeli për ta marrë kurajën dhe guximin e saj që edhe unë…
Vida Kunora: Ajo duke e ditur shumë mirë se si ndihem unë, del para pasqyrës dhe më tregon muskujt e barkut, m’i çon edhe me foto. Më vjen inat të plas. I them ç’të duhet ty ky trup kur je parukiere? Mua më duhet që mos të më dalë barku me fustanet.
Ardiola Bodinaku: Të motivon edhe për të marrë modelin e saj në këtë rast.
Vida Kunora: Po, sa iki prej saj, harroj prapë.