Pasioni dhe profesioni i jetës e ka bërë atë që ta shtrijë jetën e saj mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Vida Kunora është një prej zërave mjaft të dashur muzikës shqiptare. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, pasditen e kësaj të shtune ajo tregoi dashurinë dhe mallin që ndjente për Shqipërinë sa herë që ishte larg.

Për herë të parë ajo u largua nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës. Edhe pse nuk ishte periudhë e gjatë kohe këngëtares ato dy muaj i ishin dukur si 2 shekuj, teksa me emocione tregon momentin kur shkelin aeroportin në Shqipëri dhe dëgjoi gjuhën shqipe të tingëllonte pas aq kohësh në veshët e saj.

Rudina Magjistari: Kur je larguar për herë të parë dhe sa kohë e gjatë ka qenë?

Vida Kunora: Për herë të parë jam larguar në Zvicër dhe kam ndenjur 1 muaj e gjysmë gati 2.

Rudina Magjistari: Vetëm kaq!

Vida Kunora: Po flas për fillimet e mija, se më vonë në Amerikë kam ndenjur dhe 4-5 muaj sepse duke qenë proces letrash duhet me patjetër të rrish. Por mbaj mend kur kam ikur për herë të parë dhe në vendin ku kam qenë unë flitej gjermanisht, kur u ktheva dhe zbritëm nga avioni, më thanë “këtej”. Më bëri shumë përshtypje sepse isha mësuar 2 muaj e gjysmë vetëm duke folur gjermanisht dhe u përmallova aq shumë sa nuk ja ke idenë. Kur më tha “kalo këtej”. Kisha kohë pa dëgjuar shqip vetëm darkave ku shkonin në lokale, që ishin netët “live”, gjithë dita ishte gjermanisht. Dhe më bëri shumë përshtypje kur tha këtej. M’u mbush zemra, u ndeva aq mirë ku dëgjova të flitej shqip./tvklan.al