Të ftuar:

Zamira Kita: Aktore

Kristian Koroveshi: Aktor

Ylli Doçi: Pastor

Dorina Mema

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Role me mish viçi

800 gr feta të holla biftek

100 gr rukola

150 gr djathë provola ( në feta )

2 lugë gjelle miell

Kripë + piper të zi

Vaj ulliri

150 ml verë të bardhë

Në një letër pjekje vendosim fetat e mishit mbi të cilin vendosim rulotën të shpërndar uniform. Mbi rulotën vendosim fetat e djathit dhe me ndihmën e celefonit i mbështjellim ato dhe i bëjmë role. Vendosim rolemë në frigorifer për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga frigoriferi në ngrirje largojmë celefonin dhe bëjmë disa lidhje në role. Presim rolenë midis lidhjeve dhe i pudrosim ato në miell vetëm nga pjesa e prerjes. Më pas skuqim ato në tigan me vaj ulliri, i shuajmë me pak verë + kripë dhe piper të zi. I shërbejmë me lëngun e vet, me kërpudha apo patate.

Tortë e butë me rrush të thatë

4 vezë

200 gr sheqer ( 1 gotë )

120 ml vaj + 1 lugë çaji lëkurë portokalli

150 ml qumësht

350 gr miell

1 pako pluhur pjekës

Vanilje

100 gr rrush të thatë

Tepsi 18-20 cm

Fillimisht hidratojmë rrushin e thatë me lëng portokalli. Në një tas përziejmë vezët me sheqerin + lëkurë portokalli. Shtojmë vajin dhe përsëri vazhdojmë përzierjen. Shtojmë qumështin i përziejmë përsëri me tel dore, rregullojmë shijen me vanilje. Kullojmë rrushin e thatë, e pudrosim me pak miell dhe e shtojmë me brumin. E përziejmë dhe nivelojmë brumin në një tavë keku me diametër 18-20 cm. E pjekim në furrën e parangrohur në temperaturen 180 gradë për 40 min.

Tradita e festës së Krishtlindjes në familjet shqiptare

“Hyj në politikë si grua konservatore”, rrugëtimi i ri i 2025-ës për Dorina Memën

Hapi i radhës për Dorina Memën është politika. Në këtë ditë Krishtlindjesh, teksa përçoi mesazhin e saj për shqiptarët nga studioja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo tha se është fokusuar për të qenë zëri i tyre. Mema synon të hyjë si një grua konservatore në politikë për vitin 2025 pasi sipas saj, kjo është edhe kërkesa e njerëzve.

Katerina Trungu: Je fokusuar shumë këtë vit te shqiptarët në tërësi…

Dorina Mema: Patjetër. Po u plotësoj edhe një dëshirë, ata po më kërkojnë të pranishme si zë konservator në politikë dhe besoj se do ua jap këtë shans.

Katerina Trungu: Vërtet?

Dorina Mema: Patjetër.

Katerina Trungu: E ke në plan t’i hysh politikës?

Dorina Mema: Patjetër. Është detyrë. Duhet një zë konservator sepse ka qenë shumë i vakët, ka qenë shumë i kapur dhe ka qenë shumë i ndrydhur. Këtë e them me bindje të plotë pasi kemi pasur kohë mjaftueshëm të jetës për t’u maturuar dhe duke jetuar këtu, duke e dashur Shqipërinë kaq shumë se këtu do të jetojmë besoj se nuk i dihet jetës, por është shpresa e mirë që duhet edhe zëri i një gruaje konservatore.

Katerina Trungu: Pra qëllimi yt është që të investosh në Shqipëri, plani fillestar , kryesor i yti është që ti të fokusohesh këtu.

Dorina Mema: Potencialin tim t’ia jap Shqipërisë.

Ndërsa shpjegoi motivet që e çuan drejt kësaj zgjedhjeje, Mema shtoi se do të përfaqësojë konservatorizmin me nuanca moderne e që i përshtatet edhe kohës e kontekstit ku jetojmë.

Dorina Mema: Besoj se është koha ta forcojmë pak konservatorizmin, ë? Konservatorizmi, absolutisht me nuanca moderne, me nuancën e modernes së teknologjisë. Nuk mund t’i themi dot modernizim degjenerimit të qenies njerëzore. Modernizim në shkencën tonë të bioteknlogjisë është vënia e çdo strukture, e çdo zhvillimi, e çdo inovacioni në shërbim të qenies njerëzore, të shëndetit njerëzor,  të mendjes njerëzore dhe lehtësirave në jetën tonë.

Festojmë Krishtlindjen me Zamirën, Kristianin, Dorinën dhe pastor Yllin

Si festohet Krishtlindja në familjet shqiptare?