Të ftuar:
Ilir Alihmehmeti – Epidemiolog
Elona Nallbani – Pedagoge
Greta Ambeli – Avokate
Destemona Çelo – Psikologe klinike
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Patate me kërpudha dhe krem gorgonzola
4 patate ( në feta të holla )
1 lugë gjelle vaj ulliri
350 gr kërpudha
200 ml krem pana
2 thelpinj hudhra ( të grira hollë )
100 gr djathë gorgonzola
150 gr djathë të verdhë që shkrinë
Kripë + piper të zi
Në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe kaurdisim kërpurdhat për 5-6minuta derisa kërpurdhat të lëshojnë lagështirën e tyre. I largojmë nga zjarri dhe i lëmë mënjëanë. Në një tigan të vogël salce ngrohim kremin e panes duke shtuar në të hudhren dhe gorgonzolen në temperaturë të ulët derisa kremi të ngrohet dhe djathi të shkrij por jo të ziej. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi.
Në një tavë të vogël (për 4 persona )të lyer me pak gjalp shtojmë si bazë feta patate të prera shumë hollë. Mbi patatet shpërndajmë gjysmën e kremit me gorgonzola. Shpërndajmë mbi krem djathin e grirë në rende e mbi të vendosim gjysmën e kërpurdhave të gatuara. Vazhdojmë të mbulojmë kerpurdhat me patatet e mbetura + kremin e mbetur + djathin e grirë dhe përsëri në fund shpërndajmë kërpurdhat. Vendosim taven në furrë në temperaturën 150 gradë deri në 200 gradë për 20 -30 minuta. Derisa tava të marrë ngjyrë të artë. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të pushoje të bierë temperatura për 10-15 minuta e më pas e shërbejmë.
Sallatë me perime të skuqura dhe fasule të kuqe
1 qepë e kuqe ( mesatare )
1 panxhar ( i madh )
1 karrotë
2-3 kastravec turshi
200 gr fasule të kuqe ( të gatuara )
Vaj për skuqje, 3 lugë gjelle
2 thelpinj hudhër ( të copëtuara )
0.5 lugë çaj koriandër pluhur
Kripë
1 tuf majdanoz ( i grirë )
-Marinimi
4 lugë gjelle vaj ulliri
1.5 lugë gjelle uthull molle
Kripë + piper të zi
Në një tigan me pak vaj për skuqje kaurdisim panxhar të prerë në shirita të mëdha për 6-7minuta. E rregullojmë shijen me kripë + piper të zi dhe koriandër. Më pas e largojmë nga tigani dhe po aty kaurdisim qepen e kuqe në fije derisa qepa të zbutet. Koriandëren mund ta ziejmë për 5 minuta ose dhe mund ta kaurdisim për 5 minuta + hudhrat + kripen dhe koriandër pluhur vendosim në një tas perimet e skuqura shtojmë në të kastravecin turshi të prerë dhe atë në shirita. Shtojmë fasulet dhe në fund një tufë majdanoz të grirë. Marinojmë sallaten me vaj ulliri + kripë + një ose dy lugë gjelle uthull + piper të zi. E përziejmë më pas e shërbejmë.
Kur duhet t’u flasim fëmijëve për paranë?
A duhet të mbajnë fëmijët para?