Të ftuar:
Denisa Golemi – mjeke gjinekologe
Mardiola Baco – juriste
Paulin Vilajeti – pastor
Ermelinda Hoxhaj – gazetare
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Shishqebap pule
2 gjokse pule në kubikë
Kripë dhe piper sipas shijes
1 ½ lç rigon
1 lç rozmarinë
Lëngu i ½ limoni
4 thelpinj hudhër të grirë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj uthull e bardhë
Parfe – Kasatë me bajame
3 të bardha veze
3 të verdha veze
2 gota sheqer pluhur
450gr pana ëmbëlsirash
Pak vanilje
1 gotë bajame të pjekura
Projektligji i ri për abortin dhe surrogacinë, ndryshon Kodi i Familjes
“Mjeku kishte futur në bidon beben e abortuar dhe zgërdhihej”, pastori kujton rastin “satanik”
Pastori Paulin Vilajeti ka një qëndrim tërësisht kundër projektligjin për lejimin e abortit te adoleshentet. Ai e konsideron vrasje një vendim të tillë e deri në një akt satanik. Pastori rrëfen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një histori në vitet 2000 kur pa sesi një mjek, pasi kishte kryer abortin e një fëmije, e kishte vendosur brenda një shisheje plastike dhe qeshte me të.
“Unë nuk e harroj kurrë, në vitin 2002 kam qenë te materniteti që ka qenë mbrapa stadiumit ‘Dinamo’ dhe aty, unë nuk do e harroj kurrë zgërdhirjen e një gjinekologu i cili kishte prerë një shishe plastike dhe në fund të shishes plastike, kishte vendosur një bebe të vogël që e kishte abortuar dhe duke zgërdhirë dhëmbët, ia tregonte prindërve të vajzës. Ky është satanizëm, kjo është vrasje, unë do të jem kundër dhe armik sa të jem gjallë. Unë mendoj, kushdo që të jetë, do të dal në protestë përpara parlamentit kur kjo gjëja të bëhet”, përfundoi pastori.
Ndryshimet e reja në ligje, a është kjo familja e re moderne?
“S’mund të kemi dy standarde”, Baco: Nëse një 16-vjeçare aborton, duhet të punësohet, të votojë…
Projektligji për lejimin e abortit te të miturat e moshës 16-vjeçare pa miratimin e prindit apo kujdestarit ligjor është tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Mjekja gjinekologe Denisa Golemi e konsideron abortin, si edhe shtatzëninë te një 16-vjeçare një ngjarje shumë të vështirë edhe për organizmin e saj, por shprehet se nëse jepet kjo e drejtë, duhet t’u bashkëngjiten edhe të tjera.
Juristja Mardiola Baco bie dakord me këtë pasi shton se nëse një 16-vjeçare mundet të vendosur për një abort, rrjedhimisht konsiderohet e pjekur edhe për të marrë të drejta të tjera.
Denisa Golemi: Në qoftë se ne themi që i japim të drejtë një 16-vjeçareje një abort të vullnetshëm, atëherë duhet t’i japim të drejtë edhe të votojë, edhe shumë gjëra të tjera.
Mardiola Baco: Të falenderoj shumë. Duhet t’i japim edhe patentën, lejen e drejtimit, duhet t’i japim të drejtën për t’u punësuar.
Denisa Golemi: I bie të jetë me dy standarde.
Mardiola Baco: Është një sërë normash ligjore dhe sociale. Në momentin që këto 16-vjecare janë gati ta lindin atë fëmijë sikundër pastori tha, në kohën që grupimi tjetër thotë që le ta abortojë kjo vajzë këtë fëmijë, atëherë kjo vajzë kur paska pjekurinë e duhur seksuale, psikologjike për të arritur deri në aktin seksual…
Agida Koçi: Ndoshta s’ka pasur pjekurinë e duhur.
Mardiola Baco: Po mirë, ne po flasim për rastin, unë mora rastin specifik të abortit të vullnetshëm, pastaj kaloj nga pjesët e tjera që unë e theksova.