Mëngjesin e kësaj të premteje në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte i ftuar pastori Paulin Vilajeti. Ai foli rreth faktit të pazakontë që tashmë po kthehet në një fenomen global, pikërisht për festat e fundvitit. Vitet e fundit njerëzit janë të prirur që të sjellën atmosferën e festave më herët se zakonisht.

Pastor Paulin Vilajeti tha se për fat të keq festat po përdoren si “karrem” nga bizneset për të pasur sa më shumë fitime.

Aldo: Kanë filluar dhe zbukurimet për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, të cilat po fillojnë çdo vit e më herët,  mos ndoshta kjo është një nevojë e vetes?

Njeriu pavarësisht nga mosha brenda vetes së tij është një fëmijë i vogël dhe ky fëmija i vogël e ka prirje që ta hapë atë kutinë e dhuratës përpara nga sa e ka ditën që duhet ta hapë. Kur isha vetëm para një muaji në Angli kishin filluar zbukurimet e Krishtlindjes dhe çfarë ndodh, për shkak se ata fillojnë që në fillim të Tetori. Mua më duket sikur festa, këto zbukurimet, janë akoma më shumë komercial, më bizneset më shumë. Ndjej dhimbje kur ne mendojmë për lindjen e Krishtit dhe e gjithë kjo histori është duke u kthyer në çështje të biznesit dhe është kthyer komerciale ku njerëzit shfrytëzojnë një festë për të bërë tregti dhe biznes. Ne njerëzit kemi rënë në një lloj kurthi sepse nëse zbukurimet e Krishtlindjes kuptimin e kanë pasur më 6 Dhjetor, i gjithë qëllimi ka qenë që 6 Dhjetori është quajtur si dita e lindjes së Shën Nikolait, apo Shën Nikollës dhe për shkak se Shën Nikolla ishte personin që në historinë e tij që tashmë është legjendë. Ai ishte personin që bënte dhurata,” tha pastori./tvklan.al