Të ftuar:
Nora Malaj – pedagoge
Lorenc Jemini – arbitër
Ketlin Pjalmi – këngëtare
Eksena Basko Qirici – psikologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Dardha me sfoliatë
4 dardha
1 petë sfoliatë
100 gr djathë
50 gr mjaltë
20 gr arra
1 e verdhë veze (për lyerje)
Supë me perime
1 qepë e madhe
1 kungull
1 presh
1 karrotë
Gjysëm dege selino
700 gr lëng perimesh
100 gr krem pana
Kripë, piper, vaj ulliri
Çfarë do të thotë bëhesh “prind” i prindërve, kur babai dhe nëna kanë nevojë?
“Babain e mbaja si fëmijë, e laja, i mjekoja plagën”, arbitri kujton vitet e fundit me të
Cikli i jetës është një rrjedhë që nis me kujdesin e pakushtëzuar të prindit ndaj teje, me përkushtimin e vazhdueshëm të tij edhe pse vitet i ikin, me shqetësimin e përhershëm ndaj mirëqenies së fëmijës për t’u përmbyllur me të gjitha këto në anën e kundërt: fëmija merr rolin e prindit kur ai nuk mund të kujdeset më për veten.
Lorenc Jemini e ka përjetuar këtë rrugëtim, kujtimin e të cilit e ka ende shumë të freskët. Arbitri tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se babai i tij ndërroi jetë në nëntor, në moshën 80-vjeçare. Ai refuzonte vazhdimisht të kërkonte ndihmën e mjekëve kështu që përgjegjësia e kujdesit rëndoi mbi familjen.
Lorenc Jemini: Unë flas me përgjegjësi sepse e provova me babain tim 3 vjet këtë histori sepse e humba në nëntor, ishte në moshë 80 vjeç dhe e provova një kokëfortësi absolute sepse ai s’kishte vuajtur kurrë 75 vjeç, 76 vjeç nga ndonjë gjë, por në momentin që i filloi, refuzonte edhe te doktori të shkonte por me një…”unë s’kam marrë një aspirinë gjithë jetën thoshte, pse…” Vjen një moment që duhet parë gjëja se vjen një moment që fillon e rëndohet dhe pastaj duhet të përfshihen të gjithë pjesëtarët që të bëhen bashkë.
Jemini shpjegon se duke qenë 5 fëmijë, e organizonin mjaft mirë ndarjen e punëve. Megjithatë, marrja e rolit si “prind” i babait të tij ishte një përjetim i jashtëzakonshëm që ai e shpreh përmes krahasimit të dy episodeve.
Lorenc Jemini: Babai im ka qenë 1.90 i gjatë, 100-110 kg, një burrë prej vërteti, jo se ishte babai im dhe kur na çonte të vegjël në plazh atëherë, na mbante 4 fëmijë se i vogli s’kishte lindur akoma se na zinte dhe autobusi, fëmijë të vegjël, na mbante kështu të katërt në sedilje që flinim dhe na mbante 8 orë se atëherë nuk udhëtoje dot, unë kam jetuar në Ersekë, deri në Durrës që na çonin ishte si të vije… na mbante 8 orë, një këtu, një këtu, mbaj mend se edhe mamanë më duket se e zinte autobusi, na mbante të pestëve. Pastaj vjen historia mbrapsht që kthehet dhe e mban ti babain. Unë vitet e fundit e kam mbajtur si fëmijë se nuk çohej dot, e çonim, unë e laja, e pastroja se nuk kam probleme, i mjekoja plagën, nuk kam ndjesi gjaku.
“Më ke shërbyer si nëna bijës”, si historia e fëmijërisë me gjyshen u përsërit me vjehrrën e Nora Malajt
Historia e Nora Malajt me kujdesin ndaj të moshuarve nis që fëmijë. Në një rrëfim për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pedagogia kujton nënën e saj që kujdesej për vjehrrën.
Malaj ka të ngulitur në kokë urimin e gjyshes ndaj nënës së saj, të cilën e falenderoi sepse ishte kujdesur për të “si nëna për bijën”. Malaj thotë se asokohe nuk e kuptoi këtë fjalë, por gjithçka do të bëhej e qartë disa vite më vonë.
Nora Malaj: Kam qenë fëmijë, kam qenë në moshën para adoleshencës, pas pubertetit, diçka më e rritur, në moshën 13-14 vjeçare kur gjyshja nga babai u shtrua dhe erdhi në Tiranë, jetonte në Shkodër për të operuar sytë, për të hequr perden e syrit dhe ndërkohë nuk kishte mundësitë për të shërbyer vetë, por një grua shumë e fortë, mirditore e fortë dhe sojlie, fisnike që nuk të vinte në vështirësi. Mbaj mend që ime më dhe neve, unë dhe ime motër shkonim dhe i shërbenim gjyshes në spital derisa u bë mirë, erdhi qëndroi dhe disa ditë te ne pastaj u kthye rishtazi në shtëpinë e saj. Një ditë teksa bisedonte me time më, i thotë mamasë sime: “Ti moj bijë u bëfsh mbretëreshë se ti nuk më ke shërbyer si bija nënës, por si nëna bijës”. Atëherë nuk e kuptova që ime më t’i shërbente gjyshes sime sikur ishte mamaja e gjyshes. Kur u fejova, u martova dhe pashë gjyshen e bashkëshortit që ishte edhe ajo një grua sojlie me një histori me emra që kanë bërë historinë në këtë vend, nëna ishte e paralizuar dhe ishte në kushte shumë të vështira se atëherë nuk kishin kushtet që kanë tani, për t’i bërë të gjitha nevojat e fekondimit apo të gjërave, kishim hapur te shtrati i saj një si gropë dhe poshtë kishim vendosur një legen që t’i shërbenim në mënyrë që ajo të mos krijonte probleme.
Pas martesës së djalit të Norës, prindërit dhe vjehërrit e saj u sëmurën njëkohësisht. Për të ishte një stërmundim sepse i duhej të shkonte në spital dhe të kujdesej për prindërit e njëkohësisht kur kthehej në shtëpi duhej të bënte të njëjtën gjë për vjehërrit. Ajo e kujton si një moment shumë të vështirë, por aty edhe kuptoi vlerën e urimit të gjyshes ndaj së ëmës.
Nora Malaj: Ime vjehrrë kaq shumë u rëndua sa filloi trupi t’i hapet me disa plagë që janë plagë që po nuk i mjekove, tërë shtëpia merr erë. Atëherë u detyrova të bëja këtë gjë ndërkohë që nuk e kuptoja deri sa e ndiente dhimbjen dhe deri sa unë duhej të isha e kujdesshme për ta shërbyer këtë gjë. Në një moment të caktuar, kur unë po e mjekoja time vjehrrë, ajo më thotë që “moj infermiere sa e mirë që je” se në një moment i kishte ikur ajo e menduara, jo gjithë kohën por në atë moment. “Nuk e di, por ti më ngjan mua me nusen e djalit tim që unë e kam shumë të mirë. Vetëm ajo mund të ma bëjë këtë mjekim”.
Si duhet të sillemi me prindërit e moshuar dhe si ndikon tek ata “varësia” ndaj fëmijëve?