Të ftuar:

Klotilda Harka – Gazetare

Ditmar Bicaj – Ish- futbollist

Qamil Dika – Pedagog

Rozi Kostani – Aktore

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Pllaqi në tavë dheu

500 gr fasule ( Pllaqi )
2 qepë të kuqe
3-4 thelpinj hudhra
2 karrota
1 lugë çaji piper të kuq
1 filxhan çaji pure domate
1 lugë çaji sheqer
Pak spec pikant
Kripë + piper të zi
Rigon + nenexhik
Vaj ulliri
1 litër ujë ose lëng kockash

Shpërlajmë fasulet ( pllaqi ) me ujë bollshëm dhe i vendosim ato në ujë 1 natë më parë ose 5-6 orë para se t’i gatuajmë. I shpërlajmë mirë përsëri dhe i vendosim në një tenxhere të mbuluar me ujë dhe i lëmë të ziejnë ( jo plotësisht ) në temperaturen mesatare. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët derisa ato të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrat e grira + karrotat në feta. I përziejmë për 2 min e më pas shtojmë piperin e kuq, e përziejmë dhe vijojmë duke shtuar purenë e domatës + sheqerin. I përziejmë dhe i lëmë përbërësit në tigan të gatuhen për 5-6 min. Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi + spec pikant nëse preferoni. Pasi fasulet janë zierë 80% i shtojmë në tigan ku përgatisim qepën, kontrollojmë kripën. Shtojmë lëngun e kocave ose një baraz me nivelin e pllaqisë dhe e trasferojmë më pas në tepsi e më pas i lëmë të gatuhen përfundimisht në furrë në temperaturen 200 gradë për 35-40 min.

Petulla të pjekura në furrë

1 vezë
Kripë + 3 lugë gjelle vaj
1 gotë qumësht
2 gota miell
1 pako pluhur pjekës
5-6 domate qershi
2 lugë gjelle majdanoz të grirë imët
50 gr djathë të bardhë
50 gr djathë verdhë
1 lugë çaj nenexhik

Në një tas përziejmë vezën + kripë + qumësht + 3 lugë gjelle vaj + miellin dhe pluhurin pjekës. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas derisa të formohet një brumë jo shumë i hollë si brum petullash. Shtojmë në brum djathrash e thermojmë ose të grimcuar + domatet në kubik + majdanozin dhe nenexhikun sipas dëshirës. Në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje, me ndihmën e një luge vendosim petullat dhe i pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 25 min.

Çfarë dimë për të afërmit, familjarët, miqtë tanë?

Gjithnjë të bashkuar, regjisorja kujton porosinë e fundit të nënës së ndjerë

Familja e madhe e Rozi Kostanit përfshin dy vëllezër e një motër ku secili ka  krijuar familjen e tij të vogël. Njëri prej vëllezërve jeton në Brazil, por pavarësisht largësisë, ata kontaktojnë rregullisht dhe përpiqen që lidhja mos të zbehet.

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, regjisorja tregon se kjo është edhe dëshira e nënës së tyre të ndjerë.  Përpara se të ndahej nga jeta, ajo u kërkoi fëmijëve që mos t’ia lëshonin duart njëri-tjetrit në asnjë moment.

Rozi Kostani: Ne i kemi humbur prindërit, mamin para 7 vitesh, babin para 4 vitesh dhe një porosi na e kanë lënë që ne përpiqemi shumë ta ruajmë dhe ta mbajmë fort. Kur iku mami, u largua nga kjo botë, na i kapi duart dhe tha “ju lutem mos e humbni njëri-tjetrin sepse nëse më doni ose nëse na doni, ne jemi brenda jush kështu që mbajini fort këto lidhje”. Çfarëdo që të ndodhë se pronat janë një ndër problemet  më të mëdha në familje, “çfarëdo që të ndodhë, ju lutem mbajeni fort njëri-tjetrin” dhe këtë porosi me çfarëdo lloj gjëje që  mund të na ndodhë në familje ose çdo hatërmbetje sepse është e pamundur që të mos kesh një gjë të vogël, ti duhet të marrësh frymë thellë dhe të kujtosh atë porosi të mamit tënd.

Katerina Trungu: Pra duhet të zbatosh atë porosi, atë amanet.

Rozi Kostani Atë porosi por edhe sepse unë mendoj që lidhja e gjakut është më e fortë se çdo gjë tjetër. Vërtet mund të kesh një konflikt, por ajo duhet të mbizotërojë, lidhja e gjakut, mos ta bësh gjakun ujë thotë populli se është shumë e thjeshtë për ta holluar, për ta tretur.

A mund t’i njohim vërtet të afërmit, familjarët, miqtë tanë?