Të ftuar:

Pejana Elezi- gazetare

Enkeleida Zeko- gazetare

Teuta Doçi- sipërmarrëse

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Mish viçi me speca dhe domate

500 gr mish viçi (tul)
2 qepë
Vaj
Kripë dhe piper i zi
1 lç kumin
Piper i kuq
1 lç sheqer
1 lgj salcë domate
1 spec pikant
2 speca të kuq
4 domate të freskëta
1 gotë ujë të nxehtë
5 thelpinj hudhra
1 tufë koriandër
Ngrohim vajin dhe skuqim mishin të prerë në kubikë mesatarë sa një kafshatë. E skuqim mishin deri sa të marrë ngjyrë kafe. Shtojmë qepët të prera në fije dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të ulë volumin. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, kumin, piper të kuq, 1 lugë çaji sheqer, 1 spec pikant, 1 lugë gjelle salcë domate. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin shije për 2 minuta duke shtuar më pas specat e kuq të prerë hollë në shirita si dhe domatet e qëruara, të prera në kubikë. I përziejmë dhe i lëmë të marrin valë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë 1 gotë uji të valuar. Ulim temperaturën dhe lëmë mishin të ziejë ngadalë. Nëse lëngu shteron, mund të shtojmë përsëri pak ujë deri sa mishi të ziejë. Në fund, 8 minuta para se të përfundojë gatimi, shtojmë hudhrat e grira shumë hollë dhe majdanozin.

Makarona me domate të thata dhe fistikë
-320 g makarona Papardele
1 kavanoz salce me domate te thata dhe fistikë
Kripë

Makarona me domate të thata dhe fistikë

Nga dukja tek mikpritja, pasuria shpirtërore që na kanë lënë të parët

Rëndësia e trashëgimisë shpirtërore dhe morale

Këngët dhe vallet që na kanë lënë të parët si trashëgimi shpirtërore