Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar E.k., dhe 18-vjeçarin F.K., gjithashtu kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, përkatësisht F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.
Këta katër personat dyshohet se kishin ngritur një grup ku shisnin armë zjarri në mënyrë të paligjshme në Tiranë, Thumanë dhe Fushë Krujë.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se prej 3 muajsh Sektori i Hetimit të Trafiqeve kishte nisur hetimet për trafikun e armëve. Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale është blerje e simuluar. Një kallashnikov, sipas burimeve, kushtonte nga 1 mijë deri në 1500 Euro, ndërsa pistoletat nga 1500 deri në 2 mijë Euro. Armët e zjarrit që do shiteshin rezultojnë të jenë të vjetra, ndërsa do të dërgohen për ekzaminim nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Heliks” janë sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al