Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të arrestuarit që trafikonin armë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Policia e Tiranës arrestoi ditën e djeshme tre persona Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.
Gjatë zhvillimit të seancës ditën e sotme ata nuk kanë dhënë shpjegime. Ndërkaq, si pjesë e këtij grupi kriminal janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Ata jetojnë në Angli dhe ndaj tyre Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest në burg”.
Gjatë operacionit “Inkorporimi” të zhvilluar ditën e djeshme, ku pjesë ishte edhe SPAK u sekuestruan veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptop dhe 2 thika.
Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi kishte nisur para një viti, kur dje u kapën 8 pistoleta në Portin e Durrësit që do të trafikoheshin në Britaninë e Madhe./tvklan.al