Një fanellë e Michael Jordan e përdorur prej tij në sezonin 1996-1997 me ‘Chicago Bulls’ është shitur për 4 milion e 680 mijë dollarë.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” njoftoi se ishte pjesë e një koleksioni objektesh të përdorura nga ish-basketbollisti i njohur. Jordan e kishte veshur në të paktën 17 ndeshje në NBA. Fanellën e kishte në zotërim një koleksionist që kishte kontaktuar shtëpinë e njohur të ankandeve. Përveç këtij suveniri të çmuar për idhtarët e Michael Jordan kishte dhe të tjerë që u shitën me vlerë më ulët.
Mes tyre flamuri amerikan që mbajti kur u shpall kampion olimpik në 1992 apo këpucët e përdorura në kohën ku ishte pjesë e Universitetit të Karolinës së Veriut. Në total nga koleksioni u përfituan 8 milionë e gjysmë dollarë.
Tv Klan