U shoqërua nga debate dëgjesa e dytë publike për menaxhimin e Parkut të Bylisit. Shkak u bë çështja e transparencës së një pasqyre të qartë financiare investimi në këtë sit, ndryshimi i planit të menaxhimit nga ai që ishte hartuar dhe mungesën e informacionit mbi shpenzimet që janë bërë deri tani nga fondi i dhënë prej afro 7 mln Euro nga BE.
Menaxheri i projektit në Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Ilir Paragoni, kundërshton zërat për tjetërsim të projekt-menaxhimit dhe thotë se të gjithë sugjerimet do reflektohen në fazat e mëtejshme.
Njëjtë si me Butrintin, formula e menaxhimit ishte një tjetër çështje që hapi debat. Përgjigjen për formën e menaxhimit e dha Zv/ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës, Sokol Duma.
Plani i menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, parashikon ruajtjen e objekteve arkologjike, rritje të turistëve, ngritjen e një qendre multifunksionale dhe muzeu arkeologjik.
Tv Klan